GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U nda nga jeta kongresmeni amerikan që nuk u ndal në mbrojtje të kombit shqiptar, Berisha: Humbje e madhe

09:32 - 11/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
U nda nga jeta kongresmeni amerikan që nuk u ndal në mbrojtje të kombit shqiptar, Berisha: Humbje e madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së Sali Berisha shpërndau në rrjete sociale një reagim për ndarjen nga jeta të ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të kombit shqiptar e Kosovës. Eliot Engel u nda nga jeta dje në moshën 79-vjeçare.

“Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për kombin amerikan, të cilit Kongresmeni Engel i shërbeu me dinjitet të lartë në 16 legjislatura për më shumë se tri dekada si përfaqësues i tij në Kongresin e SHBA-së, por është një humbje e madhe edhe për kombin shqiptar,“ shkruan ndër të tjera Berisha.

Kongresmeni Eliot Engel  ishte një nga promotorët kryesorë të shndërrimit të çështjes së drejtë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në një çështje prioritare të politikës së jashtme të Kongresit dhe qeverisë së SHBA-së si dhe një mik i shtrenjtë i demokracisë në Shqipëri që nga hapat e saj të parë e në vazhdim.

Postimi

Dielli perëndoi përgjithmonë për Eliot Engel, mikun e shquar të kombit shqiptar
Të dashur miq,
Ish-kongresmeni amerikan, ish-kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit të SHBA-së, Eliot Engel, një nga miqtë më të mëdhenj, më të dashur e më të çmuar të kombit shqiptar, edhe në kohërat tona më të vështira, mbylli sytë përgjithmonë.
Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për kombin amerikan, të cilit Kongresmeni Engel i shërbeu me dinjitet të lartë në 16 legjislatura për më shumë se tri dekada si përfaqësues i tij në Kongresin e SHBA-së, por është një humbje e madhe edhe për kombin shqiptar.
Eliot Engel, që nga fillimi i viteve ’90 dhe deri në fund të jetës së tij, ishte një nga zërat më të fuqishëm të kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj. Ai ishte një nga promotorët kryesorë të shndërrimit të çështjes së drejtë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në një çështje prioritare të politikës së jashtme të Kongresit dhe qeverisë së SHBA-së.
Por, Kongresmeni Eliot Engel ishte gjithashtu një mik i shtrenjtë i demokracisë në Shqipëri që nga hapat e saj të parë e në vazhdim. Ai ishte një mbështetës i çmuar i votës së lirë, i integrimit euroatlantik dhe i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kongresmeni Engel ishte një avokat i fuqishëm në Kongresin e SHBA-së për liritë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Preshevë dhe kudo në botë.
Kam pasur fatin ta takoj shumë herë, që nga viti 1992, këtë mik të shquar; ta pres në Shqipëri e ta takoj në Washington e New York, duke pasur mbështetjen e tij të çmuar dhe duke bashkëpunuar ngushtë për çështje të politikës së jashtme dhe interesit të përbashkët.
Duke shprehur nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen e pakufishme për gjithçka bëri për shqiptarët, ky burr i shquar i kombit amerikan, i përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të Kongresmenit Engel, si dhe autoriteteve të vendit të tij.
I lutem Zotit që shpirti i tij i mire të gjejë paqen e merituar.
Amin.
Etiketa: berishaengel

Lajme të lidhura

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes
Aktualitet

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

10:58 - 13/04/26
Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë
Aktualitet

Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

10:43 - 13/04/26
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…
Aktualitet

Përplasen makinat në aksin Milot–Morinë, përfundon në spital një nga shoferët

10:13 - 13/04/26
Para
Edhe të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams pajiset me pasaportë shqiptare

Edhe të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams pajiset me pasaportë shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes
Aktualitet

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

10:58 - 13/04/26

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë  ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier. Në tentativë...

Lexo më shumë
Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

10:43 - 13/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Përplasen makinat në aksin Milot–Morinë, përfundon në spital një nga shoferët

10:13 - 13/04/26
Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

09:30 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com