GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin e ekstraduar nga Zvicra

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin e ekstraduar nga Zvicra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GjKKO ka lënë në burg Jozi Krajën, i cili para dy ditësh u ekstradua nga Zvicra drejt vendit tonë. 37-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se 37-vjeçari, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami, vrasje e kërkuar nga ish-deputeti socialist, Arben Ndoka.

Ndoka dyshonte se Bamët kishin gisht në eliminimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka në Lezhë në 2017-ën. Për eliminimin e Bamëve u përfshi edhe Ervis Martinaj, Behar Bajri i Shkodrës, dhe Emiljano Shullazi, ndërsa nën akuzë ishin 16 persona, një pjesë e të cilëve për sigurim të kushteve për vrasje. Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.

Njoftimi i plotë

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 27.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurit Jozi Kraja”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 6, datë 29.01.2026, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj të pandehurit: Jozi Kraja, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që i pandehuri Jozi Kraja, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

4. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurin Jozi Kraja, av. E.G të shpërblehet sipas tarifave të parashikuara në ligj.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

Tiranë, më datë 29.01.2026

gijotina.com/

Etiketa: Jozi KrajaKryesore1

Lajme të lidhura

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s
Aktualitet

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!
Aktualitet

Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

18:25 - 24/08/26
Para
Pasaporta e bllokuar nga GJKKO, zv.kryeministrja Balluku kërkon shqyrtim në Gjykatën e Lartë

Pasaporta e bllokuar nga GJKKO, zv.kryeministrja Balluku kërkon shqyrtim në Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26

Analisti Fatos Lubonja e cilëson protestën si një agjent të rëndësishëm ndryshimi, që sipas tij ka arritur të nxjerrë në...

Lexo më shumë
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

18:40 - 24/08/26
Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

18:25 - 24/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com