GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

U përplas për vdekje, flasin prindërit e 8-vjeçarit shqiptar

08:36 - 05/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
U përplas për vdekje, flasin prindërit e 8-vjeçarit shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje tragjike ka ndodhur natën e Krishtlindjeve në Itali. Në zonën e Foggias një mjet tip “Peugeot 2008″, me drejtuese një grua, përplasi për vdekje një fëmijë 8 vjeç me origjinë shqiptare, i identifikuar si Oriel Skura.

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja se si ndodhi aksidenti tragjik dhe gjithashtu prindërit e vogëlushit të ndjerë kanë folur duke shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e madhe.

Sipas rikonstruksionit të fakteve të siguruara nga kompania ‘Studio3A-Valore’ e cila ndjek ngjarjen në fjalë në emër të prindërve, kishte shkuar në Borgo Segezia për të festuar Krishtlindjet së bashku me disa të afërm. Pas drekës, rreth orës 15:00, të gjithë dolën nga shtëpia për t’u përshëndetur, duke qëndruar pjesërisht në oborr dhe pjesërisht buzë rrugës.

Megjithatë, Orieli tashmë kishte hipur në makinën e të atit, me një top në duar. Por një kushëri më i vogël e ka thirrur dhe ai ka dalë nga makina, por duke qëndruar gjithmonë në anën e rrugë.

Në atë moment, sipas asaj që mediat raportojnë, makina e ka përplasur të voglin. I mituri është hedhur nga makina disa metra larg dhe më pas u transportua me ambulancë në Poliklinikën e Foggia-s, por nuk mundi të mbijetojë.

“Orieli ishte dielli i shtëpisë dhe i familjes sonë, kishte një energji pozitive me të gjithë, përqafonte këdo që e trajtonte me përzemërsi dhe dashuri. Ishte një fëmijë shumë i lumtur dhe gjithmonë i buzëqeshur. I pëlqente të festonte, vallëzonte, këndonte, shijonte çdo moment të jetës së tij. Ka lënë një kujtim të bukur nga vetja kudo që shkonte, jashtë shtëpisë kishte pjekurinë e një të rrituri. Çdo ditë shkojmë në varreza, përballë në varr gjejmë gjithmonë njerëz që e vizitojnë dhe i bëjnë homazhe, miq të tij, shokë të klasës dhe shkollës si dhe prindërve të tyre”, deklarojnë nëna Merita dhe babai Olsi.

Gruaja që drejtonte makinën po hetohet për vrasje me automjet. Për zbardhjen e plotë të ngjarjes është marrë në hetim një kamera e instaluar të pranë vendit të ngjarjes.

Etiketa: aksidentItaliKrishtlindjeMakine

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Varianti i ri i koronavirusit, paralajmëron OBSH: Më ngjitësi

Varianti i ri i koronavirusit, paralajmëron OBSH: Më ngjitësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com