GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“U përplasa te xhami i makinës dhe fluturova…”, gazetari rrëfen momentin e aksidentit

20:02 - 18/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“U përplasa te xhami i makinës dhe fluturova…”, gazetari rrëfen momentin e aksidentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu si çdo të shtunë, emisioni “Rudina” në Tv Klan, është rrethuar nga miq shumë të mirë, të cilët do të flasin për momentet më të rëndësishme që ka shënjuar jetën e tyre.

Për të folur në lidhje me këtë temë, ka qenë i ftuar edhe gazetari Leonard Olli, i cili ka rrëfyer për një aksident që ka pësuar me motor.

Ai e nisi historinë me një send që i ka shpëtuar jetën: skafandrin e tij. Olli shprehet: “Nëse ju sot më shikoni këtu në studio, më shikoni vetëm për shkak të kësaj kaske”.

Leonard Olli: Kjo lidhet ngushtë me jetën time, pasi kam pësuar një aksident. Nëse ju sot më shikoni këtu në studio, më shikoni vetëm për shkak të kësaj kaske.

Burbuqe Spahiu: Po si duket është dikush atje lartë që të do fort.

Leonard Olli: Po patjetër. Ai është i pari, por kjo është e dyta, sepse nëse do ta shikoni edhe nga kamera, këtu keni këto goditjet. Jam përplasur tek xhami i makinës dhe pastaj makina më ka hedhur 20 metra nga krahu tjetër.

Burbuqe Spahiu: Po ju keni qenë i përgjegjshëm sepse keni mbajtur skafandrin. Kjo është.

Leonard Olli: Kam udhëtuar. Kam ndërruar me dhjetëra kaska, edhe motorët pa diskutim.

Rudina Magjistari: Edhe pas aksidentit ke vazhduar ta ngasësh motorin?

Leonard Olli: Pa diskutim! Madje edhe kur kisha hekurat e jashtme, i jepja motorit prapë.

Rudina Magjistari: Gjithmonë më me kujdes ë, më ngadalë.

Leonard Olli: Po jo nuk ishte çështje shpejtësie. Ishte një moment fatkeq do të thoja. Është kjo ndonjëherë që ne flasim, por shumë pak na dëgjojnë këta drejtuesit e institucioneve. Degët e pemëve kishin bllokuar semaforin dhe nuk dukej nëse ishte e kuqe apo jeshile. Ishte dhe natë dhe në momentin që kam kaluar, ishte e kuqe për mua dhe jeshile për krahun tjetër, por unë as nuk e dallova fare. Dhe për këtë arsye, kjo kaskë udhëton bashkë mua. /tvklan.al

Etiketa: aksidentigazetarimotor

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
“Nuk ta fal që PD-në ia le Bashës, Rama do vdesi …”, ç’ndodhi në takimin e Berishës

“Nuk ta fal që PD-në ia le Bashës, Rama do vdesi ...”, ç’ndodhi në takimin e Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com