GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U plagos më ’21 janar’, gazetari Mahmutaj: E pashë gardistin Agim Llupo që po qëllonte drejt nesh

22:30 - 16/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
U plagos më ’21 janar’, gazetari Mahmutaj: E pashë gardistin Agim Llupo që po qëllonte drejt nesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues, e ka cilësuar si hap pozitiv faktin që SPAK ka nisur hetimet për ’21 janarin’. Në një intervistë për Report Tv, Mahmutaj tha se hetimet duhet të kishin nisur që në ditën kur ndodhën krimet, pasi sot jemi 13 vite me vonesë.

Gazetari pohoi se ka parë gardistin Agim Llupo teksa ka hapur zjarr drejt qytetarëve në një kohë kur po largoheshin.

‘Është një hap pozitiv duhet ta gjykojmë pozitivisht. Kjo duhet të bëhej me 21 janar 2011. E thënë shkurt kemi 13 vite e gjysmë me vonesë. Që në ditën e parë që ndodhen krimet duhet t’i merrte prokuroria dhe gjykata për Krimet e Rënda, si mori asnjëri as tjetri. Jemi 13 vite me vonesë. Unë e pashë Agim Llupon që po qëllonte drejt nesh, gardisti që ndodhej tek hyrja e kryeministrisë tek hyrja e bodrumit ai qëlloi drejt nesh është fiksuar edhe nga kamerat e medias. U bë edhe errësirë në atë moment kur ndodhi krimi.

Çfarë pakujdesie… njerëzit po ndaheshin po iknin.  Në momentin kur kanë qëlluar drejt nesh, njerëzit ishin kthyer me kurriz duke ikur, për të qëlluar… kanë qëlluar të gjithë në një moment. Me një distancë pre 3-4 sekondash. Në dijeninë time dy persona kanë qëlluar drejt nesh. Agim Llupo, e keni te kamerat unë i kam identifikuar këta persona. Ishin në transmetim live, të dy këta kanë qëlluar drejt nesh. Është qëlluar me urdhër. Urdhri është dhënë nga Berisha nëpërmjet shefit të sigurisë, duke e rrahur atë Ndrea Prendin dhe nga presioni dhe dhuna dha urdhër të qëllohet mbi njerëz.’- u shpreh gazetari Mahmutaj.

azetari tha se çështja është e zbardhur, por është pesimist nëse do të bëhet drejtësi.

Është me video nëse SPAK-u do ta marrë apo nuk do është tjetër punë. Çështja është zbardhur nuk ka nevojë të zbardhet për tu dhënë drejtësi jam shumë pesimist për këtë çështje, kjo duhet të bëhej pas 21 janarit. Por bëhet me urdhër të gjykatës pas 13 vitesh e gjysmë. Nuk kam besim se do të vendoset drejtësi.’- tha Mahmutaj.

Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika u vranë 21 janarin e vitit 2011 në Bulevard, përpara kryeministrisë në protestën e opozitës socialiste, ndërsa prokuroria e Tiranës çoi të pandehur vetëm ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite, tashmë prej kohësh, të dy njerëz të lirë.

Etiketa: Fatos Mahmutaj

Lajme të lidhura

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç
Aktualitet

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra
Aktualitet

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Para
Vëllai 27-vjeçar u nda nga jeta pas aksidentit, dedikimi prekës: Më ke përmbysur gjithë botën…

Vëllai 27-vjeçar u nda nga jeta pas aksidentit, dedikimi prekës: Më ke përmbysur gjithë botën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke...

Lexo më shumë
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

09:07 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com