Një 31-vjeçar shqiptar në Iraklio të Greqisë, ka ndërruar jetë pasi ishte plagosur në kokë pas një sherri me një 17-vjeçar në parkun e Sitisë. Sherri mes tyre kishte ndodhur në 27 prill dhe ai ishte shtruar në Spital në mjekim intensiv, pasi kishte marrë plagë të rënda në kokë.
Fillimisht ai u transportua në spitalin e Sitisë por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u transportua në Iraklio.
Familja e 17-vjeçarit ka qenë në gjendje shoku që në fillim për shkak të përfundimit të çështjes me të riun që dyshohet se e ka shtyrë, duke u shprehur se nuk kishte ndërmend ta lëndonte dhe se thjesht donte ta shmangte. 17-vjeçari pas kërkoi falje për krimin është lënë i lirë.
Discussion about this post