GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U prangos me urdhër të SPAK/ ONM kërkon apelimin e konfirmimit për prokurorin

23:26 - 08/10/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
U prangos me urdhër të SPAK/ ONM kërkon apelimin e konfirmimit për prokurorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi të martën Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyre të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Vëzhguesit ndërkombëtarë arsyetojnë se apelimi dhe një rishqyrtim i pasurisë dhe kritereve të tjera të rivlerësimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit është bërë i nevojshëm pas arrestimit të Zarkës nga Prokuroria e Posaçme dhe akuzave ndaj tij për përfshirje në korrupsion.

“Vëzhguesit Ndërkombëtarë ftojnë Komisionerët Publikë të lexojnë dhe shqyrtojnë dokumentet e marra nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme në ambientet e ONM-së. Apelimi do t’i mundësonte Kolegjit të Posaçëm të Apelit që të kryejë një hetim të plotë të çështjes, vlerësimin e pasurisë së subjektit, si dhe vlerësimin e figurës dhe aftësive të tij, i cili do të siguronte që ai vërtet ka besimin e publikut, rikthimi i të cilit është synim kryesor i procesit të vetingut dhe institucioneve që e zbatojnë atë”, thuhet në rekomandim.

Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cënonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, Zarka u arrestua nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

Interesi kryesor duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

“…Personat nën hetim, në bashkëpunim dhe në disa raste kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë përfituar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë…,” thuhet në njoftimin e SPAK pas arrestimit të Zarkës. Përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri i mohoi akuzat ndaj Zarkës, sipas Mërtirit, bëhet fjalë “për biseda që nuk provojnë faktet”.

Vendimi i KPK-së për konfirmimin e Zarkës në detyrë u zbardh të hënën më 7 tetor dhe menjëherë pas bërjes publik të këtij vendimi, ONM ka rekomanduar apelimin e çështjes, duke vënë në dukje të dhënat e marra nga hetimi i SPAK si arsye.

ONM thotë se Zarka akuzohet nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, korrupsion pasiv dhe korrupsion aktiv

Etiketa: prokuroriSpak

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për sot, 9 Tetor 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com