GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U rrëzua te Piramida, ndërron jetë policja 22-vjeçare! Kush mban përgjegjësi për sigurinë?

18:46 - 10/12/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
U rrëzua te Piramida, ndërron jetë policja 22-vjeçare! Kush mban përgjegjësi për sigurinë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alesia Lumi, një police 22 vjeçare ka ndërruar jetë këtë të martë në ambientet e Spitalit të Traumës, një javë pasi u rrëzua te Piramida e Tiranës. Alesia kishte shkuar atje me familjen, ishte jashtë shërbimit, por për shkaqe ende të panjohura është rrëzuar në shkallë dhe ka goditur kokën.

Një javë ajo u dergj në shtratin e spitalit dhe pavarësisht betejës për jetën, sot ka mbyllur sytë përgjithmonë në lule të rinisë. Lajmi i rrëzimit të saj është bërë publik vetëm sot

Ajo po merrte trajtim te Neurologjia prej më shumë se një jave në spitalin ku edhe dha frymën e fundit. Fatkeqësisht 22-vjeçarja nuk i mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Është e paqartë dhe njëkohësisht e paimagjinueshme sesi është rrëzuar Alesia në shkallët e Piramidës, kur ajo supozohet të ishte një nga objektet simbol të kryeqytetit më të sigurta, edhe pas transformimit rrënjësor të financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Miliona lekë janë shpenzuar në rikonstruksionin e Piramidës, por siç duket kushtet e punës nuk janë zbatuar ashtu siç duhet, sepse është e papranueshme që një person të rrëzohet në objekt të hapur publik dhe i trumbetuar nga Bashkia e Tiranës dhe vetë AADF si një xhevahir për kryeqytetin.

Sa të sigurtë janë fëmijët e çdo moshe që zgjedhin që të ngjiten në shkallët e Piramidës në çdo orar të ditës?! Kush përgjigjet për kushtet e sigurinë e një prej objekteve simbol të kryeqytetit që pas rikonstruksionit është kthyer dhe në më të frekuentuarin?!

Drejtorët e Përgjithshëm të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, i dorëzuan katër vite më parë Bashkisë së Tiranës projektin arkitektonik dhe inxhinierik të Piramidës dhe modelin e biznesit, me qëllim që funksionimi i saj të jetë i qëndrueshëm financiarisht.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1piramidapolicjaVdekje

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Para
Rama mesazh Shkupit: Nuk është çështje e ‘Kushtetueses’ gjuha shqipe!

Rama mesazh Shkupit: Nuk është çështje e ‘Kushtetueses’ gjuha shqipe!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com