GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U rritën apo u ulën lindshmëritë në Europë në periudhën e pandemisë? Ja studimi i revistës

18:37 - 14/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U rritën apo u ulën lindshmëritë në Europë në periudhën e pandemisë? Ja studimi i revistës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Evropa është përballur me ulje të shkallës së lindjeve për 14 për qind në janar të vitit 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve të kaluara. Kjo ulje besohet se është nxitur nga vala e parë e pandemisë së koronavirusit, sipas gjetjeve të reja, të publikuara në revistën shkencore, Human Reproduction.

Në janar të vitit 2021 janë bërë nëntë deri në dhjetë muaj pas vendosjes së kufizimeve për luftim të pandemisë së koronavirusit. Izolimet e gjata kanë rezultuar me më pak shtatzëni, dhe ky trend është vërejtur më shumë në shtetet që kanë probleme në sistemin e tyre shëndetësor.

Lituania dhe Rumania kanë përjetuar rënien më të ulët – 28 dhe 23 për qind, respektivisht – derisa Suedia, e cila nuk ka zbatuar masa izolimi, ka regjistruar shifra normale të lindjeve.

Sipas hulumtuesve, këto gjetje mund të rezultojnë me “pasoja afatgjata në demografi, sidomos në Evropën Perëndimore, ku po plaket popullata”. “Sa më të gjata izolimet, më pak shtatzëni janë regjistruar në këtë periudhë, madje edhe në shtetet që nuk janë prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit”, ka thënë mjeku Leo Pomar, autor i studimit.

“Ne mendojmë që shqetësimet e çifteve për krizën shëndetësore dhe sociale në kohën e valës së parë të pandemisë kanë kontribuar në uljen e numrit të lindjeve nëntë muaj më vonë”.

Megjithatë, në mars të vitit 2021, numri i lindjeve është kthyer në nivelet para-pandemisë, por nuk i ka kompensuar shifrat e dy muajve më parë. Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili. /Rel/

Etiketa: LindshmeriaPandemiaulje

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
Protestat në Iran/ Ku mund të çojnë demonstratat dhe si duhet të përgjigjet Perëndimi?

Protestat në Iran/ Ku mund të çojnë demonstratat dhe si duhet të përgjigjet Perëndimi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com