Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Spak u plotësua me 17 prokurorë, për dy vendet e fundit ishte garuese dhe Sonila Muhametaj.
Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK. Muhametaj kërkon shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas prokurores ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.
Për këtë Muhametaj paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Muhametaj kërkoi ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkoi emërimin në SPAK.
Discussion about this post