GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“U specializova në Evropë”, prostitutë në qendër masazhi, 33-vjeçarja: Te ‘5 Maji’ më detyruan

16:54 - 16/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tek “5 Maji” qendra e masazhit edhe strehë e prostitucionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Kur fillova punë këtu, u përballa me një realitet të vështirë. Megjithëse isha certifikuar në Gjermani si masazhatore, çdo klient që vinte kërkonte shërbime ekstra”.

Kështu e ka nisur rrëfimin e saj përpara policisë 33-vjeçarja E.M, e cila ishte vetëm njëra nga vajzat në një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, që përdorej për prostitucion, të goditur nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar administratorin e saj me iniciale A.B., 29 vjeç. Vajza nga kryeqyteti ishte specializuar në Evropë dhe sapo nisi punën në qytetin e lindjes, përfundoi duke kryer masazhe ekstra përtej asaj që ishte specializuar. Rasti i kthimit të një qendre masazhi që është kthyer si fole prostitucioni në Tiranë, është vatra e radhës e zbuluar u denoncua nga banorët e lagjes, deklaroi një oficer policie.

Sipas hetimeve që vijojnë të jenë në zhvillim e sipër, çështja u sinjalizua në telefon në Drejtorinë Vendore dhe kokretisht në sallën operative. Kur policia mbërriti në vendin që denoncohej nga i panjohuri telefonues, gjeti aty menaxheren e qendrës, pronarin dhe një qytetar tjetër. E reja që ka hedhur poshtë qëndrimin e pronarëve u rrëfye menjëherë mbi shërbimet seksuale që kryente.

“Ata kërkonin shërbime ekstra si marrëdhënie apo seks oral. U shqetësova, pasi unë isha punësuar si fizioterapiste dhe jo të kryeja shërbime ekstra. Ia qava hallin pronarit, por ai u përgjigj që të bëja kujdes. Por meqënëse jam nënë e re dhe dua të rris fëmijën tim dhe jam specializuar si fizioterapiste në një nga vendet më të avancuara, nuk kisha rrugë tjetër se ku të punësohesha. Në atë qendër vijnë burra të dehur, të çuditshëm, burra në moshë mbi të 50-at dhe ndaj nga halli – e theksoj nga halli – në dy raste pranova të kryej shërbime ekstra. Kam kryer marrëdhënie pa dëshirën time, kam qenë e detyruar”, shton më tej e reja.

Ajo shprehet se një masazh kushton 3500 lekë dhe kur klienti këmbëngul dhe kërkon shërbime ekstra, ajo është e detyruar t’u kërkojë shtesë pagese nga 1000 deri në 1500 lekë më tepër.

“E vura në dijeni pronarin, i cili është nga Dibra dhe ai ka interes të ketë sa më shumë klientë dhe të reklamojë në Instagram gjëra që masazhi nuk është për qejf, por është fizioterapi”, tregon vajza.

Efektivët morën në pyetje edhe klientin që u gjet aty, i cili u prezantua si një pacient.

“Jam këtu prej tre muajsh, pasi kam nxjerrë shpatullën dhe sa herë kam mundësi vij për fizoterapi”, ka deklaruar qytetari.

“Por dua të theksoj se në asnjë rast shtetasja në fjalë nuk më ka ofruar dhe as i kam kërkuar shërbime të tjera”, ka shtuar ai.

Policia deklaron se pronari ka këmbëngulur se nuk kishte dijeni që në qendrën e tij ushtrohej prostitucion dhe se ka një biznes të regullt. Megjithatë policia ka hapur dosjen kundër tij për akuzën e prostitucionit dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion, referuar edhe dëshmisë së fizioterapistes 33-vjeçare./Gazetasi.al

 

 

Etiketa: detyruanEvropeMajimasazhiprostituteqenderSpecializim

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Në zgjedhje me Berishën?! Ja si përgjigjet Meta

“Nuk do të ketë më pseudo-opozitë”/ Meta paralajmëron zhvillime të reja në politikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com