GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U thirr në SPAK, çfarë deklaroi Jurgis Çyrbja – Dëshmia

14:21 - 15/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Jurgis Çyrbja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka thirrur sot për të marrë në pyetje Ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili po hetohet pasi akuzohet për shitje të sekretit shtetëror tek kriminelët, dekonspirim i operacioneve të Policisë së Durrësit e bashkëpunim me ta për t’i siguruar vota në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare 2021.

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit 2024.

Jurgis Çyrbja u morr në pyetje nga prokurori Adnan Xholi, në prani të avokatit, prej orës 12:00 – 14:00.

“Nuk kam patur kurrë aplikacion Sky Ecc dhe nuk jam unë ai që komunikoj me ata njerëz. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar”, mësohet të jetë shprehur ish deputeti.

Ndërsa Ahmet Masha është pyetur nga prokurori i çështjes në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc, ku ai ka pretenduar se ai nuk ka qenë përdorues dhe se nuk ka patur një aparat të tillë.

Mashës po ashtu iu bënë një sërë pyetjesh lidhur me akuzën e ngritur “tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Avokati i tij mbrojtës është shprehur se mungon ekstrakti se kujt i është përcjellë informacioni në rast se klienti i tij e ka kryer një vepër të tillë.

Akuzat

Prokuroria e Posaçme ka ngritur tre akuza ndaj Çyrbjas, konkretisht për “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Po sot është thirrur për tu marrë në pyetje dhe Ahmet Masha, i akuzuar si bashkëpunëtori i ish deputetit socialist dhe i arrestuar në të njëjtën ditë me ish deputetin e PS-së. Ndërsa në lidhje me këtë dosje është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ish-deputeti i PS Çyrbja dyshohet se ka dalë në komunikime në platformën e koduar Sky ECC me grupin kriminal për të cilin akuzohet se ka lidhje. Por në seancat e mbajtuara në GjKKO Jurgis Çyrbja ka mbajtur qëndrim mohues si përdorues i aplikacionit SKY ECC.

Arrestimi i Çyrbjas, deputet për Partinë Socialiste për pothuajse dy mandate, u bë dy javë pasi dha dorëheqjen nga mandati si ligjvënës i PS, të cilin e kishte prej vitit 2017 deri më 9 tetor 2024. Më parë, ka mbajtur dhe postin e drejtorit të hipotekës.

Etiketa: Jurgis ÇyrbjaSpak

Lajme të lidhura

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja
Breaking Views

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

20:40 - 18/01/26
“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje
Breaking Views

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

20:12 - 18/01/26
Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…
Breaking Views

Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…

19:48 - 18/01/26
Para
Rektori Draçini në hapat e Arben Gjatës: Denoncohet tenderi 370 milionë lekë i riparimeve në UMT

Rektori Draçini në hapat e Arben Gjatës: Denoncohet tenderi 370 milionë lekë i riparimeve në UMT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces
Breaking Views

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një...

Lexo më shumë
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26
“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com