GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U ‘turpërua’ në mes të Abu Dhabit, Meloni nxjerr në shitje shallin që i dhuroi Rama

10:18 - 12/12/25
në Aktualitet, Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U ‘turpërua’ në mes të Abu Dhabit, Meloni nxjerr në shitje shallin që i dhuroi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po përgatitet të organizojë një ankand të veçantë me dhuratat luksoze që ka marrë gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, shkruan La Repubblica. Ankandi, i cili do të mbahet nga shtëpia prestigjioze Bertolami Fine Art në Romë, përfshin vetëm objekte me vlerë mbi 300 euro — kufiri ligjor që nuk lejon zyrtarët t’i mbajnë për vete dhuratat e kushtueshme.

Ndër objektet që kanë tërhequr më shumë vëmendje është shalli i dhuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, një prej dhuratave më të komentuara. Shalli i është dorëzuar Melonit në Abu Dhabi, me rastin e 48-vjetorit të saj. Episodi u bë i njohur edhe për veprimin e Ramës, i cili u ul në gjunjë gjatë dorëzimit të dhuratës, gjë që shkaktoi reagime në atë kohë. Meloni, me shaka, u shpreh: “Mos më turpëro.”

Sipas La Repubblica, në ankand do të dalin mbi 270 artikuj, të cilët aktualisht ruhen në një dhomë të posaçme në Palazzo Chigi. Vlera e përgjithshme e dhuratave që pritet të shiten arrin rreth 800 mijë euro.

Disa nga dhuratat më të veçanta që do të dalin në ankand përfshijnë:

  • Një veshje tradicionale femrash nga Kerala, dhuruar nga kryeministri indian Narendra Modi në samitin e G20 në Bali (nëntor 2022)
  • Një statujë e presidentit argjentinas Javier Milei, me motosharrë në dorë
  • Një thes me oriz nga Pakistani
  • Figura dekorative deveje nga Libia
  • Një statujë prej cope, dhuratë nga politikani italian Michele Emiliano
  • 15 tapete të ndryshme nga Libia dhe vende të tjera arabe
  • Bizhuteri të ndryshme: byzylykë metalikë, unazë, varëse, vathë
  • Katër tablo, një pjatë metalike dhe një çantë tavoline
  • Shalli i dhuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama
  • Një servis çaji prej porcelani nga kryeministri hungarez Viktor Orbán
  • Një tas qeramike e dhuruar nga ish-presidenti amerikan Joe Biden
  • Një kostum tradicional rumun nga ish-kryeministri Marcel Ciolacu

Ankandi pritet të zhvillohet në javët në vijim, ndërsa të ardhurat do të derdhen në buxhetin e shtetit italian.

Etiketa: MeloniRamashall

Lajme të lidhura

Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt
Breaking Views

Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt

09:55 - 08/03/26
I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali, arrestohet në Belsh burri me dy identitete
Aktualitet

I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali, arrestohet në Belsh burri me dy identitete

09:30 - 08/03/26
Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen
Aktualitet

Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen

09:20 - 08/03/26
Para
Tentoi të largohej nga vendi, kapet në Muriqan 33-vjeçari. Ja për çfarë kërkohej …

U prezantua si agjent imobiliar, mashtruesi 34-vjeçar kapet në Tiranë me armë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt
Breaking Views

Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt

09:55 - 08/03/26

Prokuroria ka nisur hetimet për Adriatik Lapajn dhe 2 aktivistë të tjerë të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, pas përplasjeve të mbrëmjes...

Lexo më shumë
I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali, arrestohet në Belsh burri me dy identitete

I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali, arrestohet në Belsh burri me dy identitete

09:30 - 08/03/26
Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen

Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen

09:20 - 08/03/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Humb jetën 39-vjeçarja në aksidentin në Levan–Tepelenë, dy persona në spital

Humb jetën 39-vjeçarja në aksidentin në Levan–Tepelenë, dy persona në spital

09:01 - 08/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com