GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U vra në atentat, burgu nuk i jep leje “të fortit” të Vlorës të marrë pjesë në varrimin e të vëllait

15:45 - 20/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U vra në atentat, burgu nuk i jep leje “të fortit” të Vlorës të marrë pjesë në varrimin e të vëllait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“I forti” i Vlorës, Eduard Xhezo, i dënuari me 15 vite burgim për vrasjen e 4 gushtit 2018 ndaj Arben Beqirajt në Vlorë, nuk ka mundur të përfitojë një leje disa orëshe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Hakim Xhezo.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka refuzuar kërkesën Eduard Xhezos, për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait, që më 18 gusht 2022 u ekzekutua në autostradë së bashku me Shpati Lenën, brenda një automjeti tip Benz.

Megjithëse Xhezo, ka kërkuar shoqërimin e tij me trupë të përforcuar policësh dhe garantuar Policinë e Burgjeve se nga ana e tij, nuk mund të ndodhte asnjë incident, sërish policia e burgjeve dhe policia lokale e Vlorës, nuk ka dhënë pëlqimin për garantimin e sigurisë së tij.

Eduard Xhezo vuan dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme në Lushnjë, aty ku ditën e ngjarjes vëllai i tij Hakimi dhe Shpati Lena, po shkonin ta takonin dhe ti çonin ushqime e veshëmbathje.

Kërkesa e Xhezos ishte refuzuar pasi situata e krijuar në Vlorë, nuk ishte e përshtatshme për garantimin e sigurisë së tij nga Lushnja në Vlorë dhe anasjelltas në kthim.

Vrasja pikërisht në autostradë e Hakim Xhezos dhe Shpati Lenës, mund të sillte një skenar të ngjashëm edhe me Eduard Xhezon, i cili gjatë shoqërimit për të marë pjesë në varrimin e vëllait, ekspozohej seriozisht tek kundërshtarët e tij.

Aktualisht prej më shumë se 48 orë policia e Vlorës dhe prokuroria e qytetit, po punojnë për identifikimin e autorëve të këtij atentati.

Në total në vendngjarje janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku, ndërsa viktima nuk kanë pasur asnjë mundësi reagimi, për shkak të breshërisë së plumbave që vinin nga dy armë të ndryshme. Brenda në makinën e viktimave, nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm, ndërsa në mjetin e autorëve u gjendën 3 automatikë të djegur plotësisht. Dy viktimat i përkisnin botës së krimit në Vlorë, ku Hakim Xhezo, ishte i implikuar në tregtinë e drogës.

Ndërsa Shpati Lena, rezulton protagonist së bashku me Eduard Xhezon, në vrasjen e Arben Beqirajt ose “Benit të Çeçesë”, ngjarje kjo e ndodhur në 4 gusht 2018 pas një sherri për kalin./Oranews

 

 

 

Lajme të lidhura

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Para
Plagosi me armë të riun shqiptar në Itali, arrestohet i shumëkërkuari në Lezhë

Plagosi me armë të riun shqiptar në Itali, arrestohet i shumëkërkuari në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26

Gazetari Armand Shkullaku, ka kritikuar qeverisjen dhe Edi Ramën, duke e cilësuar këtë fazë si fundin e ciklit të tij...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com