GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U vra në atentat, del një tjetër video e Brilant Martinajt, ja si sillej në koncertin e Stresit

15:46 - 18/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U vra në atentat, del një tjetër video e Brilant Martinajt, ja si sillej në koncertin e Stresit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Del një tjetër video e 22-vjeçarit Brilant Martinaj, i cili u vra ditën e djeshme së bashku me dy miqtë e tij në një atentat mafioz. Miqtë e tij kanë publikuar një video të tij, në një koncert të Stresit. Gjatë kësaj kohë, Martinaj duket teksa bën video-selfie në celular duke treguar atmosferën që krijohet gjatë performancës se reperit.

Ngjarja

Atentati që ndodhi ditën e djeshme në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë 3 persona duket se ka lidhje me një sërë ngjarjesh të ndodhura më parë ku janë të përfshirë dy viktimat nga ngjarja e sotme.  Pasi Dikeln Vata dhe Brilant Martinaj janë emra të njohur për policinë. Ata janë përfshirë në disa vrasje më parë, një sagë krimesh e vrasjesh që përfundon sërish me gjak ditën e sotme. përveç vrasjes së efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela, një tjetër ngjarje ku është dyshuar Brilant Martinaj, i cili u vra sot, ka të bëjë me vrasjen e ish-oficerit të policisë Xhelal Reçi. Brilant Martinaj ishte një prej personave të dyshuar.

Nga vrasja e ish-policit Xhelal Reçi ka pasur disa vrasje që besohet se kanë qenë lidhje e Brilant Martinaj dhe kushëririt të tij të parë Ervis Martinaj, edhe ky i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Hetuesit dyshojnë se pikërisht Brilant Martinaj ka qenë shënjestra e atentatit për shkak të ngarkesës penale që ka pasur dhe implikimit në disa krime.

Nga ana tjetër dyshohet se 30-vjeçar Diklen Vata që ndodhej në makinë me Brilant Martinaj nuk u prek nga plumbat sa ka qenë në automjet, por është qëlluar pasi ka dalë. Deri më tani janë sekuestruar 60 gëzhoja, që dëshmon për një intensitet të madh të sulmit dhe ekzekutorët kanë qenë të vendosur për çuarjen deri në fund të detyrës së tyre. Emrat e Brilant Martinajt dhe Besmir Hoxhës të cilët janë djegur brenda makinës që shpërtheu në flakë pasi u qëllua me automatik, kanë dalë pas të dhënave dhe interesimit të vetë të afërmeve të tyre që e kanë ditur se janë në shoqërinë e Diklen Vatës.

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
I riu vdes nga infarkti, babai nuk e përballon, pëson edhe ai infarkt

E rëndë/ Djali piu zbardhues rrobash, e panikosur nëna hidhet nga ballkoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com