GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U vra për një tavolinë të rezervuar, familjarët të pikëlluar nga ngjarja: Ishte i ndershmi i dynjasë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërron jetë kamarieri që u dhunua te restoranti i Gjergj Lucës, kolegët shprehin ngushëllimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e djeshme ishte një tragjedi për familjen e kryekamarierit Gazment Kurmaku, i cili humbi jetën pasi një klient e vrau teksa po bënte detyrën, si çdo ditë.

Sot ai u përcoll në banesën e tij ku të afërmit shprehen se kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje e ndërsa e përshkruajnë Kurmaku si një njeri të ndershëm e shumë punëtor.

“Jam shumë e pikëlluar, por nuk kemi ça bëjmë. U bë kjo punë, ka qenë i ndershmi i dynjasë nga të gjitha anët, nuk ka çfarë të them jam shumë e dërrmuar. Shteti të interesohet që ta arrestojnë, siç vrau ta vrasin”.

“Fatkeqësi më të madhe se kjo nuk besoj se ka se shkon tjetri për të punuar që të ushqehet dhe të shkojë tjetri ta vrasë është diçka tepër e rëndë, më të rëndë e kanë prindërit që po përcjellin fëmijën e tyre dhe mendoj që është tepër, tepër e rëndë. Gjithë jetën ka qenë kamerier te Rozafa, ka qenë një i mirë, punëtor, i rregullt në punë, autori duhet kapur dhe të vihet para përgjegjësisë dhe të marrë dënimin maksimal”

“Ishte shumë i sjellshëm, punëtor, kishte katër ditë në vdekje klinike, e pritshmit, edhe doktorët ia prenë shpresën që në fillim. S’ka pasur më parë probleme të kësaj natyre, as nuk u mor vesh se ca ndodhi me autorin, se çfarë kërkojmë nga shteti e dimë të gjithë”, thonë të afërmit. 

Gjashtë ditë më parë, në datë 2 Tetor Gazment Kurmaku, i cili ishte shef shërbimi në një kompleks në Labinot në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit, u qëllua me grushte dhe sende të forta nga një klient, i cili nuk pranoi faktin që tavolinë ku ishte ulur ishte rezervuar.

Erjon Llapushi, kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si sherr banal, Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Ka qenë kompania e cila është përgjigjur pas interesimit për sherrin e ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në Elbasan, për një tavolinë të rezervuar, duke konfirmuar kështu vendin e ngjarjes.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku nga raportimet e fundit u tha se ndodhej në vdekje klinike, e ndërsa dje, pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ai ndërroi jetë.

Etiketa: Gazment Kurmaku

Lajme të lidhura

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Para
Aksident i rëndë në Greqi, vdes 51- vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë në Greqi, vdes 51- vjeçari shqiptar

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com