GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U zgjodh Avokat Populli me votat e PS-së, reagon Endri Shabani: Deputetët e opozitës më uruan suksese

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U zgjodh Avokat Populli me votat e PS-së, reagon Endri Shabani: Deputetët e opozitës më uruan suksese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Endri Shabani, i cili u zgjodh Avokat i Popullit në seancën e djeshme plenare në Kuvend, ka reaguar pas marrjes së postit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Shabani shpreh zhgënjimin me deputetët e opozitës teksa shkruan se mbeti i befasuar nga këta të fundit që braktisën sallën e Kuvendit.

Ai thotë ndër të tjera se ishin deputetët e opozitës ata që e inkurajuan dhe i dhanë firmat për t’u futur në garën për avokat populli dhe i uruan suksese.

Reagimi i Endri Shabanit:

Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.

Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.

E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.

Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.

Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.

Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.

U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve.
Faleminderit!

Etiketa: endri shabaniKryesore1opozitesuksese

Lajme të lidhura

Protestues të maskuar në turmën para Kryeministrisë dhe tek Komisariati nr.3
KRYESORE

Protestues të maskuar në turmën para Kryeministrisë dhe tek Komisariati nr.3

10:02 - 05/07/26
Protesta/ 21 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë, priten me thirrje për lirimin e tyre
Breaking Views

Protesta/ 21 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë, priten me thirrje për lirimin e tyre

09:53 - 05/07/26
‘Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses’, Rama e mohon
KRYESORE

‘Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses’, Rama e mohon

09:45 - 05/07/26
Para
U arrestua nga RENEA-s/ Kush është Elvin Mërlika, ‘ushtari’ i Ervis Martinajt

U arrestua nga RENEA-s/ Kush është Elvin Mërlika, ‘ushtari’ i Ervis Martinajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga fotoja me Macron, Rama direkt tek tenderi 6.4 MLD lekë/ Kontrata e Liceut Francez që firmosi Dritan Agolli për Xhetan Ndregjonin
Breaking Views

Nga fotoja me Macron, Rama direkt tek tenderi 6.4 MLD lekë/ Kontrata e Liceut Francez që firmosi Dritan Agolli për Xhetan Ndregjonin

10:38 - 05/07/26

Shprehja “Një foto vlen sa 1000 fjalë” përdoret për të treguar fuqinë që ka një imazh për të shprehur emocione,...

Lexo më shumë
Protestues të maskuar në turmën para Kryeministrisë dhe tek Komisariati nr.3

Protestues të maskuar në turmën para Kryeministrisë dhe tek Komisariati nr.3

10:02 - 05/07/26
Protesta/ 21 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë, priten me thirrje për lirimin e tyre

Protesta/ 21 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë, priten me thirrje për lirimin e tyre

09:53 - 05/07/26
‘Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses’, Rama e mohon

‘Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses’, Rama e mohon

09:45 - 05/07/26
Protestuesit thyejnë xhamat e Komisariatit nr.3, policia i shpërndan me ujë, plagoset një efektive

Protestuesit thyejnë xhamat e Komisariatit nr.3, policia i shpërndan me ujë, plagoset një efektive

09:35 - 05/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com