GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Uashington – SHBA: Bashkëpunim me Turqinë për prioritetet e përbashkëta

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Uashington – SHBA: Bashkëpunim me Turqinë për prioritetet e përbashkëta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka bërë të ditur se po synon të punojë me Turqinë për çështje me interes të përbashkët pas një mosmarrëveshje që filloi pasi SHBA u bashkua me nëntë vendet e tjera për të kërkuar lirimin e biznesmenit turk, Osman Kavala.

“Administrata e Biden-it kërkon bashkëpunim me Turqinë për prioritetet e përbashkëta dhe ashtu si me çdo aleat të NATO-s, ne do të vazhdojmë të angazhohemi në dialog për të adresuar çdo mosmarrëveshje”, u tha gazetarëve Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Ne besojmë se rruga më e mirë përpara është përmes bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët dhe ne e dimë se kemi shumë çështje me interes të përbashkët me Turqinë”, shtoi Price.​​​​​​​

Kavala u përball me akuza për protestat në ‘Gezi Park’ në vitin 2013, një numër i vogël demonstratave në Stamboll që më vonë u shndërruan në protesta mbarëkombëtare që lanë të vdekur tetë protestues dhe një oficer policie. Ai u lirua nga të gjitha akuzat në muajin shkurt të vitit 2020, megjithatë një gjykatë e apelit e rrëzoi këtë vendin në muajin janar të këtij viti.

Kavala po ashtu u akuzua për përfshirje në grusht shtetin e dështuar të vitit 2016 të orkestruar nga organizata terroriste FETO në Turqi. Ai në muajin mars u mbajt në paraburgim me akuzën e spiunazhit.

Më 18 tetor, SHBA u bashku me nëntë vende të tjera duke kërkuar lirimin e Kavala-s me pretendimin se çështja në vazhdim “ka hedhur hije mbi demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Turqi”.

Në përgjigje, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai urdhëroi Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit të shpallë ambasadorët “persona non grata”, me çka disa ambasada, përfshirë ajo e SHBA-së, sot lëshuan një deklaratë tjetër në të cilën ata thanë se ruajnë “përputhshmërinë me nenin 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”

Erdogan tha se ambasadorët kanë bërë një hap prapa nga shpifjet ndaj gjyqësorit turk dhe Turqisë me deklaratën e re.

“Ne besojmë se këta ambasadorë, të cilët shprehën përkushtimin e tyre ndaj nenit 41 të Konventës së Vjenës, pra angazhimit për t’iu përmbajtur ligjeve dhe rregulloreve të vendeve dhe për të mos u ndërhyrë në punët e brendshme, tani do të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre për të drejtat sovrane të Turqisë”, tha Erdogan.

Ai tha se kushdo që nuk respekton pavarësinë e Turqisë dhe ndjeshmërinë e saj nuk mund të qëndrojë në Turqi, “pavarësisht nga pozicionet e tyre”.

Etiketa: SHBAUashington

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
Yuri Kim dhe Soreca në zyrën e Celibashit, fokusi te zgjedhjet e 25 prillit

Yuri Kim dhe Soreca në zyrën e Celibashit, fokusi te zgjedhjet e 25 prillit

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com