GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Uashingtoni dhe Brukseli shprehin mbështetje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

15:27 - 20/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Uashingtoni dhe Brukseli shprehin mbështetje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të forcojnë më tej angazhimin e tyre për Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të përparimit të rajonit drejt integrimit evropian, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit, që pason takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell.

Ballkani Perëndimor, thekson deklarata, i përket Bashkimit Evropian dhe bën thirrje që bisedimet e antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë pa vonesë.

Uashingtoni dhe Bruksli shprehin mbështetje të fortë për procesin e zgjerimit. Anëtarësimi në BE, një përparësi e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, thuhet më tej në deklaratë, do t’i ndihmojë këto vende të konsolidojnë institucionet demokratike, të mbrojnë të drejtat themelore dhe të zbatojnë shtetin ligjor.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, thuhet në deklaratë, mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli si mekanizmin kryesor për të arritur një zgjidhje për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Uashingtoni dhe Brukseli u bëjnë thirrje Serbisë dhe Kosovës të shmangin tensionet, si ato që u vunë re kohët e fundit në veri të Kosovës, që rrezikojnë stabilitetin. Deklarata shpreh mbështetje për angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe dënon si të papranueshme dhunën ndaj civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropan shprehin mbështetje të fortë për integritetin territorial të Bosnje Hercegovinës, për përpjekjet për reforma elektorale dhe kushtetore, si dhe për ruajtjen e funksionalitetit të institucioneve shtetërore në këtë vend.

Deklarata i bën thirrje forcave politike në Mal të Zi të bashkëpunojnë për të ruajtur orientimin strategjik të vendit duke pasqyruar dëshirat e popullit për të realizuar reformat e duhura, që shpresat për anëtarësim në BE të bëhen realitet./Voa

Etiketa: Ballkani PerendimorBEBrukselintegrimUashington

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Balluku pas mbledhjes së qeverisë: Nisim punën për unazën e Kavajës dhe Korçës

Kriza elektrike në vend, gati energjia inteligjente për 4 bashki

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com