GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Udhërrëfyesi i saktë për trajtimin e temperaturës së lartë sipas moshës

07:48 - 27/01/25
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Udhërrëfyesi i saktë për trajtimin e temperaturës së lartë sipas moshës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Temperatura është një nga treguesit më të qartë të një problem shëndetësor. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që temperatura është diçka e keqe.

 

Në fakt, temperatura luan një rol kyç në mënyrën se si organizmi lufton një infeksion të caktuar.

 

Në rastin e fëmijëve, temperatura shpesh mund t’i alarmojë e shqetësojë prindërit.

 

Sa i justifikuar është ky alarm? Zbulojeni në udhërrëfyesin e mëposhtëm të AgroWeb.org dhe mësoni se si duhet të përballeni me temperaturën.

 

 

 

Temperatura tek fëmijët

 

Foshnjet deri në 3 muaj

 

Nëse foshnja juaj ka një temperaturë nga 38 gradë e më sipër, shkoni tek mjeku. Konsultat me mjekun janë të domosdoshme edhe nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera.

 

Fëmijët nga 3-6 muaj

 

Nëse temperatura është deri në 38.9 gradë, atëherë përpiquni ta lini fëmijën të pushojë dhe jepini lëngje. Në këtë pikë fëmija nuk ka nevojë për medikamente por nëse fëmija është i irrituar, letargjik apo nuk zë rehat, atëherë telefonojini mjekut.

 

 

Nëse temperatura në këtë grupmoshë është më e lartë se 38.9 gradë, atëherë telefonojini menjëherë mjekut.

 

Fëmijët nga 6 deri në 24 muaj

 

Në këto raste, fëmijëve mund tu jepni ilaçe kundër temperaturës por tregohuni të kujdesshëm dhe përmbajuni dozave të këshilluara.

 

Mos i jepni fëmijës suaj aspirinë dhe telefonojini mjekut nëse temperatura zgjat më shumë se 1 ditë.

 

Fëmijët deri në 17 vjeç

 

Nëse temperatura arrin deri në 38.9 gradë, ju mund t’i jepni fëmijës një medikament kundër temperaturës sipas dozës përkatëse.

 

Nëse temperatura zgjat më shumë se 3 ditë ose nëse fëmija është i irrituar apo letargjik kontaktoni me mjekun.

 

Temperatura tek të rriturit

 

Nëse një i rritur mbi moshën 18 vjeçare ka temperaturë që arrin deri në 38.9 gradë, atëherë lëreni të pushojë dhe të pijë shumë lëngje.

Nëse temperatura shoqërohet me dhimbje të forta koke, vështirësi në frymëmarrje apo simptoma të pazakonta atëherë konsultohuni me mjekun.

Nëse temperatura rritet mbi 38.9 gradë, atëherë mund të merrni një medikament kundër temperaturës.

Ilaçi duhet të jepet në përputhje me dozën e rekomanduar dhe jo duke e shoqëruar me medikamente kundër kollës apo të ftohurës.

Nëse temperatura zgjat më shumë se tre ditë dhe qëndron në nivelet e 39.4 gradë, shkoni menjëherë tek mjeku.

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Vrasja e recepsionistit, gjendet trupi i Eraldo Nevruzit

Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, plagosen rëndë katër persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi
Breaking Views

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26

Jasir Asani ka lënë pas Iranin dhe luftën atje duke u larguar nga vendi i cili është përfshirë në konflikt...

Lexo më shumë
Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

23:21 - 03/03/26
Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

22:01 - 03/03/26
“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

20:39 - 03/03/26
Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

20:27 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com