GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ujë të pijshëm nuk ka/ Veliaj jep 63 mld lekë për “mbikëqyrës” të punimeve që nuk kryhen në UKT

14:45 - 05/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Ujë të pijshëm nuk ka/ Veliaj jep 63 mld lekë për “mbikëqyrës” të punimeve që nuk kryhen në UKT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

63 miliardë lekë do të shpenzojë Erion Veliaj për persona që do të mbikëqyrin punimet e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë. Prej vitesh Veliaj premton se në të gjithë zonat e Tiranës do ketë furnizim me ujë të pijshëm, në fakt edhe pas më shumë se 8 vitesh uji vjen me orar të reduktuar dhe nuk mund të përdoret as për të pirë dhe as për të gatuar. Gjithashtu kanalizimet nuk funksionojnë, çdo herë që ka shi Tirana përmbytet. Në këto kushte ngrihet pikëpyetje se ku shkojnë paratë që Veliaj i shpenzon për menaxhimin e ujësjellësit? Dhe sikur të mos mjaftonte tashmë ka vendosur të jap plot 63 miliardë lekë për mbikëqyrjen e punëve.

Por, për çfarë punimesh bëhet fjalë? Në dokumentet e publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike janë publikuar 7 tenderë të UKT, sigurisht me konfirmim të Veliaj, për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit në disa zona të Tiranës. I pari është tenderi  me objekt  “Mbikëqyrje e punimeve për ujësjellësin në zonën e Autostradës Tiranë-Durrës ”. Për këtë tender është planifikuar të shpenzohen 3.4 miliardë lekë. Ndërkohë, vetëm për tenderin me objekt: Mbikëqyrje e punimeve për ndërtimin  e një depoje uji e tek Vilat Qeveritare ” do të shpenzohen 207 milionë lekë.

Po ditën e sotme UKT nën varësinë e Bashkisë Tiranë ka vendosur të shpenzojë 1.1 miliard lekë për mbikëqyrjen e punimeve për një ujësjellës që parashikohet të ndërtohet pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në këtë pikë plani i Veliaj bëhet edh më absurd, sepse shpenzon para për mbikëqyrjen e punimeve të një objekti që akoma nuk ka një plan dhe afat konkrete të ndërtimit. Më tutje, APP ka publikuar një tender që UKT pretendon të shpenzojë 1.2 miliard lekë për mbikëqyrje të punimeve për kanalizimet në rrugën Dervish Hima. Më tutje, evidentohet se 608 milionë lekë do të shkojnë për mbikëqyrjen e punimeve në Bërxullë.  Ndërkohë,  622 milionë lekë janë parashikuar të shpenzohen për rikonstruksionin e ujësjellësit në rrugën e Dibrës. Tenderi tjetër kap vlerat e 405 milionë lekëve dhe  bëhet fjalë për mbikëqyrjen e punimeve për riparime në ujësjellësin pranë zonës së Cekrezës. Ndërkohë dhe tenderi i fundit 366 milionë lekë  do të shpenzohen për punimet në ujësjellësin e zonës së “5 Majit”.

Pra 7 tenderë për Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ku si uji i pijshëm si kanalet e kullimit kanë probleme dhe nuk janë funksionalë. Sikur duket, shumica e parave për mbikëqyrës  që do të kontrollojnë punime që nuk kanë nisur fare. Edhe për ato zona ku po bëhen punime, rezultatet nuk janë aspak pozitive, pasi qytetarët vazhdojnë të kenë mungesë të ujit të pijshëm dhe të paguajnë fatura të kripura. Sigurisht që do të ndodh kështu, pasi 63 miliardë lekëshi do të merret nga xhepat e taksapaguesve dhe në fund tenderin do ta fitojnë miqtë e Veliajt. Kujtojmë këtu faktin se nga një raport i fundit i ERRU, Ujësjellësi i Tiranës ka rezultuar si një nga më problematikët për abuzimin me fondet dhe ankesat që bëhen nga qytetarët/ E.H/Gijotina.com/

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: 63 mld lekeabuzimErion Veliajkryesore2MbikqyrestenderUKT

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Rusia “nuk fal”, dëbon shtatë diplomatë të Danimarkës

Rusia “nuk fal”, dëbon shtatë diplomatë të Danimarkës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com