GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina akuza Rusisë për dëmtimin e centralit bërthamor

14:13 - 03/11/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina akuza Rusisë për dëmtimin e centralit bërthamor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operatori shtetëror bërthamor i Ukrainës ‘Energoatom’ njoftoi të enjten se goditjet me artieri nga ana e forcave ruse kanë dëmtuar linjat elektrike që lidhin centralin bërthamor të Zaporiazhias me rrjetin elektrik të vendit. Aktualisht funksionimi i centralit më të madh bërthamor të Evropës varet nga gjeneratorët me naftë.

Në një njoftim në rrjetin Telegram, ‘Energoatom’ bëri të ditur se gjeneratorët kanë karburant të mjaftueshëm vetëm për 15 ditë.

“Numërimi mbrapsht ka filluar”, shkruanin përfaqësuesit e Energoatom-it, duke ngritur shqetësimin për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar shpesh njëra-tjetrën për bombardimet pranë impiantit. Agjencia mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka paralajmëruar se sulmet me artileri mund ta dëmtojnë centralin duke rrezikuar ndotje bërthamore.

Centrali ndodhet brenda një pjese të rajonit të Zaporizhias të pushtuar nga forcat ruse, që në ditët e para të sulmit në Ukrainë që nisi më 24 shkurt.

Megjithëse presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për transferimin e impiantit në pronësi të Rusisë, ai vazhdon të drejtohet nga personeli ukrainas. ‘Energoatom’ ka kërkuar vazhdimisht tërheqjen e forcave ruse nga impianti dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij.

“Energoatom’ akuzoi gjithashtu Rusinë për përpjekje për të lidhur centralin bërthamor me sistemin energjetik rus. Operatori tha se pala ruse do të përpiqet të riparojë linjat elektrike në mënyrë që të lidhë centralin me rrjetin rus e për rrjedhojë, të furnizojë me energji rajonin e Krimesë të pushtuar nga Moska, si dhe Donbasin, i cili kontrollohet aktualisht nga Rusia./VOA

Etiketa: BoteRusiUkraine

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Para
Veliaj hap qesen për fushatë, 2 mld lekë pa garë për fasadat në kryeqytet

Veliaj hap qesen për fushatë, 2 mld lekë pa garë për fasadat në kryeqytet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë. Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor. Aksidenti ka...

Lexo më shumë
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com