GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina nderon gazetarët e vrarë dhe të plagosur gjatë luftës

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Ukraina nderon gazetarët e vrarë dhe të plagosur gjatë luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarët e vrarë ose të plagosur gjatë pushtimit rus të Ukrainës u nderuan të enjten në një ekspozitë në Kiev, sipas mediave të huaja.

“Lufta vazhdon, lufta nuk ka mbaruar. Dhe kjo është një luftë në të cilën po vdesin qytetarët tanë, në të cilën po vdesin gazetarë ukrainas dhe të huaj,” tha Tetyana Teren, drejtore ekzekutive e PEN Ukraine, një nga organizatorët e ekspozitës.

“Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga mediat e huaja të tregojnë të vërtetën për këtë luftë dhe të vazhdojnë t’i tregojnë botës për krimet e Rusisë në vendin tonë,” tha ajo për AFP.

Ekspozita titullohet “Lufta nuk ka mbaruar akoma” dhe organizohet nga autoritetet e qytetit të Kievit me grupet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe shtypit. Në ekspozitë tregohen historitë e reporterëve që janë vrarë, plagosur ose persekutuar pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj pro-BE më 24 shkurt.

Renaud, i cili vdiq më 13 mars, ishte gazetari i parë i huaj që u vra nga forcat ruse pas pushtimit më 24 shkurt, thanë organizatorët e ekspozitës.

Gazetarë të tjerë që kanë humbur jetën gjatë luftës, përfshijnë kameramanin franko-irlandez të Fox Neës, Pierre Zakrzeëski, i cili vdiq më 14 mars së bashku me producenten ukrainase Oleksandra Kuvshynova.

Automjeti i tyre u godit nga predhat ruse, duke plagosur korrespondentin Benjamin Hall, në Horenka jashtë kryeqytetit ukrainas. Francezi Frederic Leclerc-Imhoff, vdiq më 30 maj duke shoqëruar civilët në bordin e një autobusi evakuimi në lindje të Ukrainës.

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

15:01 - 04/11/26
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve
Botë

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

07:48 - 04/11/26
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim
Botë

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Para
Vrasja në Greqi/ Ky është burri që masakroi me thikë gruan dhe tentoi të vetëvritet

Vrasja në Greqi/ Ky është burri që masakroi me thikë gruan dhe tentoi të vetëvritet

Discussion about this post

TË FUNDIT

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….
Aktualitet

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….

23:14 - 04/11/26

Teksa operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi...

Lexo më shumë
Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

22:45 - 04/11/26
“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

22:22 - 04/11/26
Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

21:28 - 04/11/26
Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com