GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina ngre alarmin: Në Mariupol është hedhur gaz helmues

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina ngre alarmin: Në Mariupol është hedhur gaz helmues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet në Ukrainë kanë ngritur alarmin e kuq ditën e sotme, pasi dyshohet se ushtria ruse po hedh gaz helmues. Institucionet po hetojnë rreth kësaj pasi pretendimet janë që ky gaz është përdorur në Marupol. Ky zhvillim pason paralajmërimet që zyrtarët perëndimorë bënë të martën se përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të ishte një përshkallëzim serioz i luftës tashmë shkatërruese. Pasi hasi pengesa në arritjen e ambicies së tij të qartë për të pushtuar kryeqytetin ukrainas, Presidenti rus Vladimir Putin tashmë po grumbullon forcat për një ofensivë të re në rajonin lindor të vendit, në Donbas.

Ai këmbënguli se fushata e tij do të vazhdojë derisa të arrijë qëllimet e saj. Putin tha se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste atë që ai e quan “një operacion special ushtarak” duke shtuar se ajo synonte të mbronte civilët në Donbas, një rajon kryesisht rusishtfolës. Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se përdorimi i armëve kimike do të ishte një përshkallëzim i mëtejshëm i konflikt ndërsa ministrja e Jashtme australiane Marise Payne tha se do të ishte një shkelje në shkallë të gjerë e ligjit ndërkombëtar.

Ndërsa forcat ukrainase po përgatiten për një sulm të ri, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar tha se ka mundësi që në Mariupol të ishin përdorur municione, që përmbanin fosfor, të cilat shkaktojnë djegie të rënda, por që nuk klasifikohen si armë kimike. Qyteti shtrihet në rajonin e Donbasit dhe për gjashtë javë ka qenë objekt i goditjeve të forta nga trupat ruse që sikurse tha kryebashkiaku i tij, kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 10,000 civilëve.

Etiketa: akte mizoregaz helmueskrime lufteLufteRusiUkraineushtria e Putin

Lajme të lidhura

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

08:43 - 24/11/26
Para
Bardhi pas mbledhjes: Komisioni i Rithemelimit nuk punon për bashkimin e PD-së

Bardhi pas mbledhjes: Komisioni i Rithemelimit nuk punon për bashkimin e PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spiropali sfidon hapur Ramën: Do e rrëzoj si kryetar partie!
Aktualitet

Spiropali sfidon hapur Ramën: Do e rrëzoj si kryetar partie!

12:27 - 25/11/26

Elisa Spiropali ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar hapjen e garës për kryetarin e Partisë Socialiste, pas 17...

Lexo më shumë
Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

12:20 - 25/11/26
Spiropali: U ndava me Ramën se legjitimoi modelin Balluku!

Spiropali: U ndava me Ramën se legjitimoi modelin Balluku!

12:07 - 25/11/26
Trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK kërkon 121 vite burg për grupin e trafikantëve /EMRAT

Trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK kërkon 121 vite burg për grupin e trafikantëve /EMRAT

11:49 - 25/11/26
U përjashtua nga grupi i PS, Spiropali reagon nga Kuvendi: E marr si dekoratë! Ata që duhet të ikin, rrinë

U përjashtua nga grupi i PS, Spiropali reagon nga Kuvendi: E marr si dekoratë! Ata që duhet të ikin, rrinë

11:34 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com