GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ulet lehtë çmimi i vajit, grosistët: Konsumi është në rënie

07:41 - 14/06/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ulet lehtë çmimi i vajit, grosistët: Konsumi është në rënie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimi i shitjes së vajit të lulediellit ka pësuar një rënie të lehtë në 375 Lekë/litër, nga 381 Lekë/litër që ishte më parë. Pak ditë më parë Bordi i Transparencës vendosi heqjen e tavanit te çmimi i vajit të lulediellit, por mbajti të pandryshuar marzhin e fitimit 35 Lekë për importuesit, tregtarët e shumicës 2 Lekë dhe dyqanet e pakicës 4 Lekë/litër.
Grosistët e kontaktuar nga “Monitor” pohuan se tkurrja me rreth 1.6% e çmimit të shitjes me pakicë është ndikuar nga hapja e disa furnizimeve nga Ukrainë dhe Maqedonia e Veriut.
Tregtarët janë furnizuar nga Ukraina me vaj luledielli me çmim 315 Lekë/litër. Pavarësisht rënies së çmimit shqetësim për importuesit në këtë periudhë është rënia e shitjeve deri 50% krahasuar me vjet.
“Në këtë periudhë në treg po hyn vaj me çmime të ndryshme. Te rënia e çmimit të vajit kanë ndikuar importet e Ukrainës. Shumë tregtarë në këtë periudhë kanë kryer furnizime nga ky shtet me çmim 315 Lekë/litër. Importet nga Ukraina nuk janë të sigurta për shkak të luftës dhe nuk mund të parashikohet se sa do zgjasin.
Bordi i Transparencës nuk ka më rol në mbajtjen në kontroll të çmimit të vajit, pasi të gjithë importuesit janë të interesuar të shesin produktin e tyre. Aktualisht nuk po shitet vaj. Konsumi i vajit është i ulët, për shkak të magazinimit të produktit nga familjarët dhe shitjeve të vajit me çmim më të lirë që hyn kontrabandë nga Maqedonia e Veriut. Në këtë shtet përpunohet vaji grexho që vjen nga Bullgaria dhe shumë sasi dalin kontrabandë”, pohoi një nga grosistët e vajit.
Disa importues arritën të siguronin sasi të limituara vaji nga Ukraina me çmim 340 deri 350 Lekë për litër edhe në muajin prill. Në këtë periudhë çmimi i vajit nga tregtarët e pakicës për konsumatorin shitej 385 Lekë/litër.Në muajin maj për shkak të bombardimeve në pjesën Lindore të Ukrainës operatorët ndërprenë furnizimet nga ky vend. Furnizimet e Ukrainës zgjasin në treg për 1 muaj. Importuesit edhe më herët paralajmëruan se furnizimet e Ukrainës me çmim 40 Lekë më të lirë për litër, mbartin riskun e mos mbërritjes të ngarkesës për shkak të luftës.
Bizneset në Ukrainë për shkak të frikës të asgjësimit të rezervave të tyre tentuan të gjejnë rrugë eksportimi në formën e trans-shiping (kalimi nga bankerat e trenave nëpër botet të kamionëve të transportit drejt 3 shteteve që kufizohen me Ukrainën, si: Polonia, Hungaria dhe Rumania.
Sakaq vendimi i Bordit të Transparencës parashikon që çmimi i vajit do të përcaktohet i ndarë, duke marrë në konsideratë faturat e zhdoganimit dhe kostot operative të grosistëve që importojnë vaj të botiluar dhe atyre që importojnë vaj të përpunuar, por ambalazhimin e bëjnë në Shqipëri. Kjo do të sjellë që çmimet nga disa operatorë të jenë më të ulëta, kurse për të tjerë më të larta.
Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 Lekë për litër nga 249 Lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32.5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 12% dhe arriti 370 Lekë për litër. Për 5 javë, nga fundi i muajit prill deri në fillim të qershorit, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimin e shitjes. /Monitor/

Etiketa: importekonsumvaj

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Bien në sy kudo, kjo është shenja më simpatike e Horoskopit!

Bien në sy kudo, kjo është shenja më simpatike e Horoskopit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com