GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ulet ndjeshëm raporti nxënës – mësues në shkollat publike

09:26 - 08/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ulet ndjeshëm raporti nxënës – mësues në shkollat publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në këtë vit akademik, për herë të parë, numri i nxënësve për mësues në shkollat publike është më i ulët se në shkollat private.

Në vitin akademik aktual 2023-2024 në ciklin fillor, një mësues në shkollat publike kishte mesatarisht 15.1 nxënës, ndërsa në sektorin privat, 15.2 nxënës, tregojnë të dhënat e INSTAT.

Në ciklin 9-vjeçar (klasa e 6-9) një mësues në shkollat shtetërore kishte afërsisht 7.9 nxënës, ndërsa në sektorin privat, 8 nxënës.

Në arsimin e mesëm, raportet janë ende në favor të privatit. Një mësues në shkollat publike ka mesatarisht 11.6 nxënës, ndërsa në privat, 9.1 nxënës.

Raporti nxënës për mësues është përmirësuar ndjeshëm në dekadën e fundit nga rënia e lindjeve, teksa më pas, një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve emigrojnë me prindërit.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se gjatë 2013 – 2023 kishin kërkuar azil në vendet e BE-së mbi 64 mijë persona nën 18 vjeç, norma më e lartë në rang global pas Sirisë, në raport me popullsinë.

Në vitin 2015, një mësues në ciklin 9-vjeçar jepte mësim për mesatarisht 18.3 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2023-2024, një mësues ka mesatarisht 15.1 nxënës.

Pakësimi i nxënësve për mësues do të duhej të përkthehej në arritje më të mira për mësimet, por kjo nuk ka ndodhur.

Rezultatet e testit PISA 2022 (vlerësimi ndërkombëtar i nxënësve që kryhet nga OECD ku vlerësohen arritjet e nxënësve në matematikë, shkencë dhe lexim tregoi për rënie dramatike të rezultateve.

Në matematikë, ata morën 368 pikë, 69 pikë më pak se në testin e 2018 dhe 21 pikë më pak se më 2012. Në letërsi morën 358 pikë, 47 më pak se më 2018 dhe 35 më pak se më 2012. Edhe në shkenca, rënia e ishte e ngjashme.

Një nga arsyet që shumë prindër zgjohen ndër vite arsimin privat për të shkolluar fëmijët ishin klasat e mbingarkuara në sektorin publik. Analizat për arritjet mësimore gjithnjë kanë fajësuar numrin e lartë të nxënësve në klasa për rezultatet e dobëta.

Përvoja po tregon se ulja e numrit të nxënësve në klasa dhe cilësia e arritjeve mësimore po shkojnë në raport të zhdrejtë, kur e kundërta duhet të ndodhte.

Mësuesit dhe ekspertë të pyetur nga “Monitor” në një artikull të posaçëm kanë pohuar se dështimi i kurrikulës, përdorimi i teknologjisë pa kriter, pagat e ulëta, rënia e autoritetit të mësuesit, modelet e suksesit të pabazuara në dije janë disa nga arsyet e rënies se rezultateve.

Arsimi ka qenë dhe mbetet baza për prosperitetin e një shoqërie. Shembujt na tregojnë se vendet që janë zhvilluar shumë shpejt (Koreja e Jugut dhe Estonia) kanë kryer një reformë të thellë në arsim, që më pas ka shërbyer për të kaluar ekonominë e vendit në një nivel tjetër.

Kthimi pas i Shqipërisë në arsim paralajmëron rënie në të gjithë sektorët e tjerë, të cilët prej vitesh janë vënë në vështirësi për profesionistë dhe krah pune.

 

Etiketa: mesuesnxenes

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Eurovision 2024, shpallen 10 finalistët e parë! Ja kur do të performojë Shqipëria/ FOTO

Eurovision 2024, shpallen 10 finalistët e parë! Ja kur do të performojë Shqipëria/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com