GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ulsi Manja i shkon pas Ramës në sulmet ndaj gjyqtarëve: Në BE nuk shkohet me shtet rrumpallë

19:03 - 30/08/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Amnistia me ligj e zyrtarëve të dënuar për korrupsion/ Ja deputeti i PS që e propozoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka shkruar sot një status të gjatë duke marrë në mbrojtje shefin e tij Edi Rama, në “misionin” e kreut të qeverisë për lirimin e hapsirave publike. Por më shumë se merak për të drejtën dhe sundimin e ligjit në vend, duket si përbetim për besnikëri i Manjës prag të formimit të qeverisë së re. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale si vlerëson Ramën në përpjekjen e tij për të çliruar Shqipërinë nga “kioskët, tarracat dhe varrezat e makinave”.

Siç shkruan Manja, kjo nuk është thjesht një luftë për të rregulluar territorin, por një betejë vizioni për Shqipërinë e 2030 në Bashkimin Europian. Dhe, sipas tij, për të hyrë në Europë, duhet patjetër të heqim ndërtimet pa leje dhe “rrumpallën”.

Ministri e shprehu këtë qëndrim me një shpërthim entuziazmi për “shumëkush”, që sipas tij, ka menduar se Edi Rama është thjesht në një “tekë vere” me ndërtime të paligjshme dhe “prishje banesash”. Ah, sa shumë ata që e ngatërruan këtë me një manovër politike! Mirëpo, Manja ka një mesazh të qartë: “Në Europë nuk shkon me kaos, me kioska, dhe me tarraca pallatesh kthyer në ferma”. Shqipëria duhet të jetë në rregull, se ndryshe nuk ka shans të shkojë përkrah vendeve të Bashkimit Europian.

Në të njëjtin postim, Manja është shumë i qartë: çdo kritikë ndaj këtyre përpjekjeve është një sulm ndaj rendit dhe drejtësisë. Ai i cilëson ata që mbrojnë paligjshmërinë si “tregtarët e kaosit”, që gjejnë frymëmarrje vetëm aty ku ka ligje që s’po i ndjek njeri. Për Manjën, Rama ka “mandat popullor” për të udhëhequr këtë betejë për Shqipërinë europiane dhe thirrja e tij është e thjeshtë: “Mbështetje për ligjin ose përgatituni të rrini në hijen e ndërtuesve të paligjshëm!”

Për të gjitha ata që e shohin këtë si një hakmarrje politike dhe një luftë mes qeverisë dhe qytetarëve, Manja është i prerë: “E vërteta është krejt tjetër. Kjo është një luftë mes të mirës dhe të keqes. Dhe në këtë betejë, populli ka folur!” Siç e ka thënë dhe filozofia romake, “Nga padrejtësia nuk lind e drejta”, dhe, sipas tij, çdo ndërtim pa leje është thjesht një padrejtësi, pavarësisht se kush e ka bërë.

Në fund, ai e mbyll me një mesazh të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë për ata që ende mendojnë se mund të shkelin ligjin pa pasoja: “Shqipëria e 2030 nuk ndërtohet mbi rrumpallë, por mbi drejtësi, ligje dhe, pse jo, respekt për hapësirat publike!”

Etiketa: Edi RamaUlsi Manja

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët

SHBA anulon vizat për delegacionin palestinez në Asamblenë e OKB-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com