Pas pak minutash starton ndeshja më e madhe e kampionatit shqiptar Tirana-Partizani. Një përballje unikale që garanton spektakël dhe shumë emocione. Ky duel do të ndiqet në shkallët e stadiumit nga një numër jo i vogël tifozësh të cilët do të krijojnë një atmosferë brilante. Parashikohet që stadium të jenë rreth 10 mijë tifozë. Ultrasit e të dyja skuadrave kanë udhëtuar drejt stadiumit para pak çastesh teksa ultrasit e Tiranës kanë dekoruar një pjesë të tribunës ku janë vendosur.
Tifozët bardheblu kanë dekoruar një pjesë të stolave ku formohen shkronjat TR. Në lidhje me fansat e Partizanit nuk dihet ende se cila do të jetë koreografia por e sigurtë është që atmsofera në të dyja kampet do të jetë brilante. Tifozët e Tiranës janë më të shumtë në numër pasi bardheblutë janë skuadra pritëse e derbit. Përtej rezultatit në fushë, ajo çka prodhohet në shkallët e stadiumit meriton notën maksimale.