GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Unaza Lindore e Tiranës “gllabëron” edhe 10 miliardë lekë shtesë nga buxheti i shtetit

19:12 - 01/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Unaza Lindore e Tiranës “gllabëron” edhe 10 miliardë lekë shtesë nga buxheti i shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Unaza e Tiranës vazhdon të “gllabëroj” në mënyrë të vazhdueshme fonde shtesë që rritin dita-ditës koston duke mbetur larg shifrave fillestare të projektit. Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 22 nëntor, ka hapur një procedurë që ka në objekt plotësimin e punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore, Loti 2 me një fond limit 990 milionë lekë apo rreth 8 milionë euro.

Loti 2 i kësaj unaze dhe saktësisht procedura rikualifikim i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 2, është prokuruar në vitin 2018 dhe u fitua në atë kohë me një ofertë 1.5 miliardë lekë nga bashkimi i dy kompanive. Me shtesën e fundit projekti arrin në 20 milionë euro, me rritje 68% nga varianti fillestar. Pra, edhe pse kjo pjesë e Unazës i ka marrë lekët njëherë, duhet edhe një shtesë tjetër prej afro 10 miliard lekësh për ta përfunduar, në një kohë kur Shqipëria iu desh që të marrë borxhin më të madhë për të përballur shpenzimet e vitit 2022.

I prezantuar që në vitin 2012, ky projekt duket se gjatë rrugës ka pësuar rishikime të vazhdueshme dhe këto të fundit kanë mbetur jashtë kontratës ekzistuese.

“Objekti “Plotësimi i Punimeve Dhe Rrugët Lidhëse Ne Unazën Lindore Loti 2” shtrihet në verilindje të qytetit të Tiranës dhe është pjesë e Unazës së madhe të Tiranës. Projekt fillestar i këtij objekti “NDERTIM I RRUGES SE UNAZES SE JASHTME TIRANE (pjesa verilindore seg. kth. Saukut – Bregu I Lumit) LOTI 2” është lancuar si projektim në Qershor 2012” – thuhet në raportin teknik.

I njëjti dokument detajon se fillimi i objektit është ndërtuar në shtratin e Përroit të Shkallës, duke bërë edhe sistemimin e tij. Aktualisht sipas ARRSH veç sistemimit të bërë në pjesën e Lotit 1, edhe në Lotin 2, është vazhduar me një pjesë të sistemimit në Kolektor të përroit të Shkallës si dhe është në ndërtim e sipër mbikalimi. Në këtë zonë ka përfunduar ndërtimi i një nyje në disnivel me rampa hyrëse dhe dalëse ne rrugën kryesore te unazës nëpërmjet katër rrethrrotullimeve ne te dy anët e saj.

Më pas Unaza kalon nëpër Fushën e Farkës, që në vetvete është kodër e lehtë me rënie drejt Liqenit të Farkës. Në vazhdim Unaza e Jashtme e Tiranës Loti 2 fillon të zbresë pjesërisht në gropën e liqenit të Farkës, kalon mbi pjesën e sipërme të përroit të Kabatit mbi të cilin aktualisht është ndërtuar edhe kanali për furnizimin e liqenit të Farkës me ujë nëpërmjet Përroit te Surrelit.

Më pas Unaza intersekton kurrizin e një kodrine duke dalë në zonën e Shkozës, nëpërmjet një tuneli në formë box-i. Në pjesën e sipërme të kësaj kodre kalon rruga që lidh rrugën Shkozë-Farkë me Saukun.  Projekti në vazhdim zbret në zonën e Shkozës duke kaluar nga pas ish-Uzinës së Autotraktorëve, duke kaluar përqark kodrës pothuaj në pjesën fundore të saj e duke kthyer drejt perëndimit” sqaron dokumenti.

Shtesa e fundit e kontratës nuk është e vetmja që ka kthyer vëmendjen nga Unaza në Tiranë. Vetëm pak kohë më parë u prokuruan edhe disa lote të tjera të lidhura me Unazën e Tiranës që bënin lidhjen me Bulevardin e ri por edhe një sërë lotesh të tjerë që në fond limit ishin rreth 70 milionë euro.

Gijotina.com

Etiketa: gllaberonkryesore2LekemiliardeshteseTiraneUnaza Lindore

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Selami: Berisha është fatkeqësia e PD-së, ai është e kaluara

Selami: Berisha është fatkeqësia e PD-së, ai është e kaluara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

Lexo më shumë
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com