GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“Unë ftoj edhe budallenj në studio, por ti dukesh…”– Rakipi pyet Gjergj Hanin për zgjedhjet në PD

10:45 - 30/06/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë ftoj edhe budallenj në studio, por ti dukesh…”– Rakipi pyet Gjergj Hanin për zgjedhjet në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjergj Hani, kandidati për kreun e Partisë Demokratike të vulës, që kandidon përballë Lulzim Bashës, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Hani u pyet nga Ylli Rakipi se përse po kandidon në një garë të paracaktuar, pa rregulla dhe ku të gjithë e dinë se do të fitojë Basha.

Hani tha se nuk ka hyrë në këtë garë për të fituar, por për të t’ju thënë demokratëve dhe shqiptarëve “të vërtetën”.

Ylli Rakipi: Zoti Hani unë jam shumë i habitur. Në emision thërras njerëz të ndryshëm, intelektual, të mençur edhe mitomanë, por ndonjëherë ftoj edhe budallenj. Ti dukesh njeri shumë normal, çfarë bën ti këtu në një garë që edhe foshnjat e dinë se është e paracaktuar dhe fiton Basha?

Gjergj Hani: Gjendjen në të cilën është PD, zgjedhja e zotit Basha do ta çojë në vdekje partinë. Zoti Basha nuk ka identitet politik. Atë mund ta quash një socialidemokrat, në rastin më të mirë. Socialdemokratët dihet, janë ata që mundohen të bëjën aleanca gjithandej.

Ylli Rakipi: Pse nuk e lë të vdekurin të vazhdojë punën e tij? Zakonisht të vdekurin e ngarkojnë dhe e çojnë te vendi…

Gjergj Hani: Unë kam detyrë timen dhe ky ishte rasti, për të kapërcyer facebook-un, që t’ju them shqiptarëve të vërtetën. Nëse PD nuk ndahet me një analizë logjike, jo sherr, jo acide, pa një analizë logjike të së shkuarës, pa pranuar të vërteta të hidhura, pa formuar një filozofi të saj dhe pa ndarjen nga komunizmi, nuk ka shanse të mbijetojë sepse është distopi e sistemit, një e majtë e maskuar si e djathtë.

Ylli Rakipi: Të gjitha këto nuk i luan topi…

Gjergj Hani: Nëse unë do të bëja llogari, fitoj apo nuk fitoj, nëse do të hyja me premisën e karrierës, unë nuk do t’i hyja.

Ylli Rakipi: Saliu mori ca kohë Uran Butkën dhe e vuri kandidat. Luli merrte Eduard Selamin. Edhe ty këtë do të bëjnë dhe fiton Basha.

Gjergj Hani: Nuk më interesojnë numrat, e bëj që t’ju them njerëzve që ky është mashtrim. Puna është që duhet të fitojë e drejta, jo Basha apo Gjergji.

Ylli Rakipi: Zoti Hani, këtu fitojnë idetë, por gjithmonë idetë e këqija.

 

Etiketa: gjergj hani

Lajme të lidhura

Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik
Aktualitet

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!
Aktualitet

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Para
I dyshuar për trazirat në Capitol Hill, arrestohet 37-vjeçari i armatosur pranë rezidencës së Obamës. Çfarë fshihte në furgon?

I dyshuar për trazirat në Capitol Hill, arrestohet 37-vjeçari i armatosur pranë rezidencës së Obamës. Çfarë fshihte në furgon?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik
Aktualitet

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26

Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër,...

Lexo më shumë
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com