GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Uniforma Ime” merr udhë, FSHF nis shpërndarjen e bazës materiale falas për klubet & akademitë

13:56 - 13/09/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Uniforma Ime” merr udhë, FSHF nis shpërndarjen e bazës materiale falas për klubet & akademitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga premtimi në realitet! Tashmë projekti madhor i FSHF-së “Uniforma Ime” ka nisur të marrë jetë, pasi ka nisur shpërndarja e bazës materiale për të gjithë klubet dhe akademitë e futbollit në të gjithë vendit. Që nga e dita e hënë Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ishte koordinuar me të gjithë aktorët e futbollit në vend, po furnizon me setin e uniformave përkatëse ekipet e fëmijëve në prag të nisjes së sezonit të ri edhe në kampionatin e moshave.

Një iniciativë jetike e Federatës Shqiptare e Futbollit, që konsiston në ofrimin e një seti me bazë materiale falas çdo fëmije që luan futboll në gjithë Shqipërinë nga mosha U-7 e deri në moshën U-19 veshjet, pa shpenzuar asnjë qindarkë. Një set konsiston në uniformë loje, uniformë stërvitjeje, komplet tutash dhe fëshe kundra shiut për stërvitje së bashku edhe me çantën e stërvitjes.

“Uniforma Ime” do të reduktojë ndjeshëm kostot e familjeve shqiptare, që deri më sot kanë harxhuar mbi 23 mijë lekë për t’i siguruar fëmijëve që luajnë futboll uniforma stërvitjeje dhe loje. Këtë e konfirmojnë edhe vetë drejtuesit e akademisë, të cilët vlerësojnë shumë impaktin social të këtij projekti, siç edhe e konfirmon drejtuesi i Akademisë Teuta, Eduard Salillari.

“Këtë sezon akademia e Teutës përbëhet nga 450 fëmijë, të cilët këtë vit përfitojnë nga ky projekt i madh i FSHF-së. Duke e krahasuar me vitin e kaluar, ku shuma për një set stërvitjeje ishte rreth 23 mijë lekë për çdo lojtar, është një kosto e konsiderueshme për çdo familje. Kështu që ky projekt do të jetë një ndihmë e madhe për çdo familje që ka fëmijën në ekip futbolli dhe në rastin konkret edhe për klubin e Teutës, që do të heqë një barrë financiare për të gjithë. Madje, që në momentin e lançimit të projektit nga FSHF në muajin korrik ne kemi pasur efekt, pasi janë shtuar fëmijët që duan të bëhen pjesë e akademisë. Është një ndihmë e madhe që po na jep FSHF, duke nisur që nga topat falas e tashmë me uniformat e lojës e stërvitjes falas”, – thotë Salillari për Fshf.org gjatë procesit të tërheqjes së bazës materiale.

Edhe përfaqësuesi i klubit të Skënderbeut, Enea Zhidro, thotë se nisma lehtëson ndjeshëm barrën financiare që kishin prindërit, të cilët kanë fëmijë në ekipe futbolli.

“Kemi marrë sot në dorëzim setin e uniformave për të gjitha ekipet tona të moshave. Një projekt shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit që ndihmon klubet dhe akademitë e futbollit, jo thjeshtë në aspektin estetik, por sidomos në aspektin financiar. Në lidhje me akademinë tonë, që sponsorizon uniformat për ekipet është një ndihmë e madhe financiare, por kryesisht është ndihmë e madhe financiare për prindërit, të cilët i kanë besuar trajnimin e fëmijëve të tyre akademisë tonë. Të ardhura financiare që mund t’i përdorin për nevoja të tjera.

Ne kemi 335 fëmijë të regjistruar në kampionate rajonale dhe profesioniste. Dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit, që është fokusuar shumë te futbolli i fëmijëve me anë të projekteve të ndryshme dhe investimeve në infrastrukturë, në edukimin e trajnerëve apo kualifikimin e burimeve njerëzore, investimeve në bazën materiale si edhe ndryshimet e fundit në strukturën e garave të moshave, që janë për t’u përshëndetur”, – thotë Zhidro në prononcimin e tij.

Procesi i shpërndarjes së uniformave ka nisur tashmë dhe të gjitha klubet dhe akademitë po e tërheqin bazën materiale në bashkëpunim me përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. /fshf.org

Etiketa: akademitefshfklubetUniforma Ime

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Detaje nga atentati me snajper në Durrës, ja arsyeja se pse u qëllua ndaj “Kilit”

Detaje nga atentati me snajper në Durrës, ja arsyeja se pse u qëllua ndaj “Kilit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com