GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Unite”, rezidenca 20 MLN Euro e “bosit” 24 vjeç Flavjo Kacos pa lekë në llogari, pas tij fshihen zyrtarë të bashkisë dhe një i dënuar

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
“Unite”, rezidenca 20 MLN Euro e “bosit” 24 vjeç Flavjo Kacos pa lekë në llogari, pas tij fshihen zyrtarë të bashkisë dhe një i dënuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pranë qendrës tregtare TEG është hapur një gropë dhe po ndërtohet një kompleks rezidencial Rezidenca “Unite”. Shitjet kanë filluar dhe çmimi është 2100 euro/m2.

Projekti luksoz, me vila me kopshte shtrihet në një sipërfaqe që kushton për tu ndërtuar rreth 20 milionë euro pa përfshirë taksat e shtetit. Ky ndërtim po bëhet nga shoqëria “Unit Power” shpk.

Ndërsa kjo më poshtë është gropa e hapur këto ditë, menjëherë pas marrjes së lejes së ndërtimit.

Sipas miratimit të Agjencisë Zhvillimit të Territorit, leja e ndërtimit për Unit Power shpk, parashikon godina banimi 2 dhe 3 kate, me kate nën tokë për parkime, në Unazën Lindore, pranë TEG. Leja e ndërtimit është dhënë më 25 korrik 2025, zhvilluesi është Unit Power shpk, projekti arkitektonik është hartuar nga “Unit Studio” shpk dhe Son Engineering& Construction, në tokën me pronarë Daniel dhe Dritan Shima.

Do t’ju habisim nëse do t’u raportojmë se kompania “Unit Power” shpk, dy pronarët e saj Aleks Male dhe Flavjo Kacos nuk kanë lekë për ta ndërtuar objektin. Zyrtarisht firma e tyre po shkon drejt falimentimit.

Në këtë grafik paraqitet bilanci financiar i kompanisë, ku në dy vitet e fundit rezulton me humbje.

Unit Power është një kompani që është themeluar në 10 maj të vitit 2023 nga dy ortakë. Njëri është Aleks Male ndërsa tjetri është Flavjo Kacos i datëlindjes 2001. Qysh në pamje të parë të lind dyshimi që ortaku 24 vjeç, Flavio Kacos të jetë bëjë këtë sipërmarrje. Selia e saj është në rrugën “Nazmi Rashiti” në Tiranë, në pallatet e ndërtuara nga kompania “Palushi”. Adresa, ndoshta për rastësi, është në godinën e ndërtuar nga Meriman Palushi, një person i marrë i pandehur në dosjen e korrupsionit “Erion Veliaj-Ajola Xoxe”.

Administratori i kompanisë “Unit Power” është 24-vjeçari Flavjo Kacos. Në një periudhë kohore, ai ia dorëzoi stafetën e administrimit të vëllait, Xhuliano Kacos, për ta rimarrë sërish në Tetor 2024.

Sigurisht që paratë e këtij projekti ekzistojnë, por nuk janë të ligjshme se nuk pasqyrohen në bilanc. Ku u bazua Edi Rama që i dha leje një 24 vjeçari që të ndërtojë këtë objekt luksoz? Këtu futen në punë kanalet e nëndheshme që lidhin politikën me krimin.

Më 10 qershor 2021, Arben Kacos, 52 vjeç, babaiu i Flavjos ( i kapur nga shërbimet e Policisë Kavajë) u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e kishte dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Jo vetëm kaq, por thuhet se Arben Kacos (alias Osmani) ka kartelë penale edhe në Greqi për trafiqe. Pra, babai është burimi i parave që pastrohen me këtë leje ndërtimi.

Arben Kacos ka ndërkohë edhe dy kompani të tjera që i ka vendosur në emrat e familjarëve për të shmangur goditjet e ndonjë hetimi pasuror nga SPAK dhe BKH.

Ortaku tjetër Aleks Male është vëllai i Gjergj Males, drejtues në Bashkinë Tiranë.

Male është punësuar në vitin 2015 pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës ka kryer disa detyra brenda insitucionit. Aktualisht është shef drejtorie në IMT Tiranë.

Projekti luksoz mban firmën e studios arkitekturore “Unit Studio” të Aleks Males dhe “Son Engineering”, në pronësi të Erind Bejleri, ky i fundit i njohur për lidhjet e forta me ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Lidhjet e aksionerit Aleks Male me Bashkinë e Tiranës, e cila ka dhënë edhe lejen për kompleksin rezidencial në Tiranë, shtrihen edhe në rrafshin familjar. Të dhënat e publikuara në media tregojnë se vëllai i tij, Gjergj Male, ka punuar për shumë vite si pjesë e Inspektoratit Ndërtimor të kryeqytetit.

Aleks Male është bashkëaksioner në zyrën e projektimit “Unit Studio” me  Zhivjanka Rrido, bashkëshortja farmaciste e vëllait Gjergji Male, dhe Redion Spaho, ish-punonjës i Bashkisë Tiranë. Pra, bosi 24 vjeç i këtij projekti nuk qenka vetëm por pas tij fshihet një rrjet i tërë, që duhet hetuar nga SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Aleks MaleArben KacosFlavjo KacosGjergj Maleleje ndertimiRezidenca Unite

Lajme të lidhura

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!
Botë

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

15:30 - 15/08/26
“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë
Aktualitet

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

15:24 - 15/08/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Nancy VanHorn takim me Ministren e Brendshme: Trump kundër karteleve, SHBA dhe Shqipëria bashkë kundër krimit të organizuar

Nancy VanHorn takim me Ministren e Brendshme: Trump kundër karteleve, SHBA dhe Shqipëria bashkë kundër krimit të organizuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kap në makinë me Ergys Agasin, Uljan Shpataraku del sot në GJKKO për masën e sigurisë
Aktualitet

U kap në makinë me Ergys Agasin, Uljan Shpataraku del sot në GJKKO për masën e sigurisë

09:55 - 29/08/26

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, do të dalë këtë të shtunë para Gjykatës së Posaçme. Seanca...

Lexo më shumë
8 muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit

8 muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit

09:39 - 29/08/26
RENEA dhe Policia aksion në Korçë, kontrolle në një pallat për kapjen e të dënuarit me 18 vite burg për vrasje

RENEA dhe Policia aksion në Korçë, kontrolle në një pallat për kapjen e të dënuarit me 18 vite burg për vrasje

09:20 - 29/08/26
26-vjeçari përplas makinën e policisë, 2 efektivë të plagosur

26-vjeçari përplas makinën e policisë, 2 efektivë të plagosur

09:00 - 29/08/26
Këmbimi valutor 29 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 29 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:40 - 29/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com