GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Urdhri i Trump për shkurtim të ndihmave amerikane në botë miratohet me 216 vota pro

22:18 - 18/07/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar përfundimisht mëngjesin e së premtes kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet për ndihmat amerikane në botë dhe për transmetuesit publikë. Paketa për shkurtime financiare kaloi me 216 vota pro dhe 213 kundër, dhe tani do t’i dërgohet presidentit Trump për t’u nënshkruar në ligj. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pasi paketa u ndryshua këtë javë nga Senati për t’i përjashtuar shkurtimet prej rreth 400 milionë dollarësh për programin global për luftën kundër HIV/AIDS-it, PEPFAR.

Kjo ishte hera e parë pas dekadash që një president ka arritur me sukses të paraqesë një kërkesë për anulim fondesh dhe Shtëpia e Bardhë la të kuptohej se nuk do të jetë as e fundit. Disa republikanë u ndien të shqetësuar për shkurtimet, por gjithsesi i mbështetën ato, duke mos dashur ta zemërojnë Trumpin e as ta kundërshtojnë agjendën e tij.
“Duhet të rikthehemi tek sensi fiskal dhe ky është një hap i rëndësishëm”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, R-La.

Kundërshtarët shprehën shqetësime jo vetëm për programet e prekura, por edhe për faktin se Kongresi po ia dorëzonte kompetencat e tij për shpenzimet degës ekzekutive, pasi investimet e miratuara në mënyrë dypartiake po anuloheshin më pas me vota të ndara sipas vijës partiake.

Ata thanë se përpjekjet e mëparshme për anulim kishin pasur të paktën mbështetje të pjesshme dypartiake dhe e përshkruan paketën republikane si të paprecedentë.

Asnjë demokrat nuk e mbështeti paketën kur ajo kaloi në Senat me 51 vota pro dhe 48 kundër, në orët e para të së enjtes. Paketa anulon rreth 1.1 miliard dollarë për Korporatën për Transmetimin Publik dhe gati 8 miliardë dollarë për një sërë programesh për ndihmat jashtë vendit, shumë prej të cilave synojnë t’i ndihmojnë vendet që përballen me thatësira, sëmundje dhe paqëndrueshmëri politike.
Ndër shkurtimet për ndihmat amerikane në botë përfshihen: 800 milionë dollarë për një program që ofron strehim emergjent, ujë dhe ribashkimin e familjeve për refugjatët, 496 milionë dollarë për të siguruar ushqim, ujë dhe kujdes shëndetësor për vendet e goditura nga katastrofat natyrore dhe konfliktet.

Gjithashtu përfshihet një shkurtim prej 4.15 miliardë dollarësh për programet që synojnë forcimin e ekonomive dhe institucioneve demokratike në vendet në zhvillim. Shtëpia e Bardhë argumentoi se shumë nga këto shkurtime do të nxisnin vendet e tjera të marrin më shumë përgjegjësi në përballjen me krizat humanitare dhe se anulimi i fondeve i shërben më së miri taksapaguesve amerikanë./REL

Etiketa: Donald TrumpSHBATrump

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
“Mbushet kupa” tek Interi, eliminimi në Kupën e Italisë rezulton fatal për Asllanin

Merkato/ Fiorentina e hapur për Asllanin, Pioli kërkon transferimin e mesfushorit të Kombëtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com