GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Urgjenca e Korçës ka vetëm dy autoambulanca”, Koti kritikon Manastirliun

12:17 - 08/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Urgjenca e Korçës ka vetëm dy autoambulanca”, Koti kritikon Manastirliun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD, Sorina Koti është përplasur me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lidhur me mungesën e kushteve minimale në spitalin e Korçës. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Koti tha se kushtet në spitalin e Korçës nuk janë aspak të mira, ku përmendi një sërë shqetësimesh.

Soti u shpreh se urgjenca e Korçës ka vetëm dy ambulanca, dhe stafi mjekësor tek reparti Covid punon në kushte jo normale, ku një pjesë e tyre nuk kanë marrë as bonueset.

“Unë jetoj midis Korçës dhe Tiranës, por dua të pyes se çfarë ka ndodhur me spitalin e Korçës sepse se dëgjova në asnjë pikë të buxhetit të përmendet. Urgjenca e Korçës ka vetëm 2 autoambulanca dhe te reparti Covid punojnë në kushte jashtë normales për të mbrojtur veten e tyre dhe pacientët dhe nëse mjekët e spitalet rajonale a e kanë marrë bonusin, sepse në dijeninë tonë është marrë ky bonus vetëm nga mjekë që kanë qenë në vijnë e parë të Covid vetëm në Tiranë”, tha Koti.

Ndër të tjera, deputetja demokrate tha se spitali vuan nga mungesa e investimeve në pajisje dhe mjekët mungojnë nëpër qendrat shëndetësore.

“Spitali i Korçës vuan për investime në infrastrukturë në pajisje, për mjekë sepse pjesa më e madhe janë në pension. Investimi në imazheri, cilësia lë shumë për të dëshiruar, pasi edhe për një apandesit pacientët vijnë në Tiranë. Do mos vazhdoj me cilësinë e bërjes së analizave që diagnoza nuk del e saktë dhe duhet të çekohet për të dytën ose tretën herë. Mos harroni se situata në spitalet rajonale nuk është si në Tiranë. Mjekët mungojnë nëpër qendra shëndetësore. Banorët duhet të bëjnë kilometra të tërë për të bërë një matje tensioni”, shtoi ajo.

Nga ana tjetër, Manastirliu duke u justifikuar, tha se spitali i Korçës ka pasur vëmendje të posaçme, dhe se çdo analizë e kryer në çdo spital është një analizë e certifikuar në të gjitha standardet europiane.

Etiketa: KotiManastirliu

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Zgjatja e Vettingut, Balla: Kemi folur me Xhafajn, na hap rrugën për në BE

Zgjatja e Vettingut, Balla: Kemi folur me Xhafajn, na hap rrugën për në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com