GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ushtari i Kosovës që plagosi 2 serbët, djali i dëshmorit të UÇK-së

21:36 - 06/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtari i Kosovës që plagosi 2 serbët, djali i dëshmorit të UÇK-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat e Kosovës kanë publikuar identitetin dhe foto të pjesëtarit të FSK-së i dyshuar si autor i plagosjes së 2 të rinjve serbë në Shtërpcë. Të plagosurit janë njëri 21 vjeç e tjetri 11 vjeç. Autori quhet Azem Kurtaj, 33 vjeç dhe është arrestuar tashmë nga policia.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj konfirmoi se ai është efektiv i ushtrisë së Kosovës. Mehaj tha se ai do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi të FSK-së.

“Tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, – shkroi Mehaj në Facebook.

Më 25 nëntor të vitit të kaluar, Azem Kurtaj ishte mes ushtarëve të Kosovës që u dekoruan nga Ushtria e Shqipërisë.

Babai i tij, Danush Kurtaj është dëshmor i UÇK-së. Ai mbeti i plagosur rëndë më 21 maj të vitit 1999 duke humbur jetën një ditë më pas. Ai kishte qenë i burgosur në Dubravë dhe ishte mes shumë viktimave në masakrën e kryer nga forcat serbe.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes. 2 serbët u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Ata kanë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Motivi i ngjarjes mbetet i paqartë. Në zonë situata është tensionuar. Serbët lokalë kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën nga Shtërpca në Prevallë. Në zonë kanë shkuar forcat speciale për të mbajtur nën mbikëqyrje situatën.

Kryeministri Albin Kurti e ka dënuar ashpër ngjarjen.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë.

Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë. Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm”, – ka shkruar Kurti në Facebook.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për incidentin, duke kërkuar që përgjegjësi të vihet para drejtësisë.

“Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë”, – ka shkruar ajo.

Etiketa: Azem KurtajDanush KurtajKosoveKryesore1Plagosjeushtari

Lajme të lidhura

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën
Kosovë & Rajon

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Para
Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra në Itali

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Champions League. Atletico Madrid po fiton 0-1 ndaj Barcelonës, në “Camp Nou”. Sfida...

Lexo më shumë
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com