GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ushtria shqiptare ‘trondit’ botën, bën shpikjen që asnjë ushtri nuk e ka bërë më parë, as Amerika (VIDEO)

19:04 - 24/08/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtria shqiptare ‘trondit’ botën, bën shpikjen që asnjë ushtri nuk e ka bërë më parë, as Amerika (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur ushtritë e botës testojnë raketa balistike, satelitë ushtarakë, avionë supersonikë apo dronë me inteligjencë artificiale, Shqipëria – krenaria e NATO-s në Ballkan – ka vendosur të bëjë atë që askush tjetër nuk e kishte guxuar: të kthejë një nëndetëse të Luftës së Ftohtë në… skenë koncertesh.

Po, e lexuat mirë. Në vend të manovrave ushtarake, ushtria jonë e lodhur që mezi plotëson kriteret e NATO-s, doli sot me një “armë të re sekrete”: bandën e Orkestrës së Forcave të Armatosura, që performoi këngët e grupit legjendar shqiptar “Ritfolk” mbi nëndetësen 105, një relike e Realizmit Socialist që dikur frikësonte armiqtë imagjinarë të komunizmit.

Kryeministri Edi Rama, i cili duket se e ndien veten producent artistik më shumë se drejtues i qeverisë, publikoi me krenari videon në rrjetet sociale, duke e shitur këtë si “projekt tërheqës”. Sipas tij, talenti i vajzave dhe djemve të orkestrës ushtarake na e transformon historinë e armatimit shqiptar në një festë kulture e arti.

Nga NATO tek Ritfolk – gjenerali i trombës dhe ushtari i violinës

Sigurisht, për këdo që njeh realitetin e Forcave të Armatosura shqiptare, kjo “shpikje” tingëllon si një komedi e hidhur. Shqipëria është ndër vendet më të dobëta të NATO-s, me një ushtri që mezi plotëson standardet minimale dhe që, për të arritur shifrat e kërkuara nga aleanca, është detyruar të fusë në bilancin e saj helikopterët e shëndetësisë dhe mjetet e emergjencave civile, vetëm që të dalë në raportin financiar si “në rregull”.

Pra, ndërsa ushtritë e tjera numërojnë tanke, avionë dhe anije luftarake, Shqipëria numëron ambulanca, zjarrfikëse dhe tashmë edhe… klarinetat e orkestrës.

Ironia e një skene të harruar

Në vend që nëndetësja e dikurshme e Pashalimanit të shërbente si muze i një historie të rëndë, ajo po përdoret si shtrat dekorativ për video të Instagramit. Një vend që nuk arrin dot të sigurojë rrugë për fshatrat e tij apo mjete moderne për emergjencat, sot shfaqet para botës me një ushtri që “pushton” brigjet jo me armë, por me këngët e Ritfolk-ut.

Ndoshta ky është edhe kontributi ynë unik në NATO: kur të shpërthejë lufta, ndërsa amerikanët do nisen me raketa dhe avionë F-35, shqiptarët do dalin me klarineta e kitara, duke shpresuar që armiku të dorëzohet nga nostalgjia e muzikës rok të viteve ’70.

Një koncert i shitur si arritje strategjike

Mes gjithë kësaj ironie, ajo që mbetet e qartë është se qeveria përpiqet ta shesë çdo detaj si sukses. Një koncert i thjeshtë ushtarak, që mund të ishte aktivitet kulturor lokal, shitet si inovacion i madh kombëtar. Dhe fatkeqësisht, kjo ndodh në një kohë kur shqiptarët e dinë mirë se sa e brishtë është ushtria e tyre, sa herë që vjen puna për t’u përballur me standardet e NATO-s apo me realitetin e një bote që përgatitet për sfida serioze.

Etiketa: Kryesore1shpikjeushtri

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Skandal në Himarë! Shpella mitike e Odisesë e shpallur ‘Monument Kulture’, kthehet në lavazh

Skandal në Himarë! Shpella mitike e Odisesë e shpallur 'Monument Kulture', kthehet në lavazh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com