GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Uzbekistani për herë të parë do të importojë gaz natyror nga Rusia

14:04 - 19/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Uzbekistani për herë të parë do të importojë gaz natyror nga Rusia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Uzbekistani njoftoi sot nënshkrimin e një kontrate dyvjeçare me kompaninë shtetërore ruse Gazprom për importimin e gazit natyror rus.

Kompanitë shtetërore “Uzgastrade dhe Gazprom kanë nënshkruar një kontratë dyvjeçare”, tha në një deklaratë Ministria e Energjisë së Uzbekistanit, duke sqaruar se kjo do të jetë hera e parë që vendi importon gaz natyror nga Rusia.

Sipas të njëjtit burim, dërgesat e gazit natyror do të fillojnë “më 1 tetor”, me një “vëllim vjetor prej rreth 2,8 miliardë metra kub”, përmes tubacionit të gazit natyror që lidh Rusinë me ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore.

Marrëveshja është nënshkruar në Shën Petersburg të premten dhe detajet e saj janë bërë të ditura sot.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, importet e gazit rus nga Evropa ranëdhe tani Moska kërkon të drejtojë disa nga eksportet e saj te aleatët e saj në Azinë Qendrore, veçanërisht Kazakistani dhe Uzbekistani.

Këto vende, pavarësisht rezervave të tyre të gazit natyror dhe naftës, po përballen me një krizë energjetike. Në muajt e fundit, Rusia ka deklaruar vazhdimisht se synon të krijojë një “bashkim gazi” me këto dy shtete.

Uzbekistani u përball me një krizë të rëndë energjetike këtë dimër për shkak të një rritjeje të madhe të kërkesës së kombinuar me një dimër veçanërisht të ftohtë dhe infrastrukturën e tij të vjetëruar.

Kjo situatë bëri që Tashkenti, i cili në vitin 2022 prodhoi 51.7 miliardë metra kub gaz, të pezullonte përkohësisht eksportet e tij drejt Kinës. Në fund të janarit, Uzbekistani njoftoi një marrëveshje me Gazprom për blerjen e gazit natyror që në mars, por që atëherë nuk ka pasur njoftime të tjera.

Etiketa: GazpromRusiaUzbekistani

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Kush mund të garojë për të qenë në krye të PD-së? Ja kushtet

Kush mund të garojë për të qenë në krye të PD-së? Ja kushtet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com