GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vajza që kërkoi ndihmë dhe RENEA që hyri me litarë në banesë/ Çfarë ndodhi në “Astir”

19:16 - 09/01/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vajza që kërkoi ndihmë dhe RENEA që hyri me litarë në banesë/ Çfarë ndodhi në “Astir”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Telefonata e një vajze rreth të 30-ve se ishte dhunuar nga disa persona në një banesë në katin e tetë të një pallati në Astir, ngriti në këmbë Policinë e Tiranës paraditen e kësaj të enjteje.

Forca të shumta, përfshi dhe RENEA-n shkuan në vendngjarjes për ta shpëtuar. Por teksa u hasën me kundërshtinë e vajzës për të hapur derën dhe me dyshimet se aty mund të kishte persona të tjerë, RENEA ndërhyri me litarë nga tarraca e pallatit. Në banesë u gjet vetëm vajza dhe askush tjetër.

Ndërkohë, policia ka dyshime se aty ka pasur të tjerë persona që janë larguar para se uniformat blu të mbërrinin.

Por si qëndron e vërteta e dhunës së pretenduar nga vajza? Para se ajo të telefononte sallën operative, agjentë civilë kishin shkuar për kontroll në banesën ngjitur, me dyshimet se aty kishte persona të armatosur. E reja që në atë moment ka parë policët civilë, e frikësuar se dikush mund ta dhunonte ka kërkuar ndihmë, duke mbyllur më pas derën për të mos e hapur më.

Pasi policia ndërhyri në banesën ku e reja ndodhej, kreu kontroll edhe në shtëpinë përballë. Të dyja ishin marrë me qira nga i dashuri i vajzës, i identifikuar dhe i shpallur në kërkim policor. Burime policore thanë se djali dallohet duke lëvizur me një automjet “Audi Q7” të zi me targa angleze. Në banesën ngjitur me atë që qëndronte e reja agjentët gjetën dy pistoleta si dhe mbetje kokaine.

Armët u dërguan në laborator për ekspertizë, ndërsa vajzës iu dha ndihma mjekësore, pasi ishte në gjendje të rënduar. Babai i vajzës më herët e kishte denoncuar në polici se të bijën ia kishin rrëmbyer, por ajo vetë kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj, dhe jetonte me të dashurin.

Të dyja këto versione po verifikohen nga hetuesit, njëherazi edhe pretendimet e familjarëve, se vajza vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Lexo edhe:

Ngjarja në “Astir”, zbardhet dëshmia e vajzës: Qëndrova gjithë natën me 5 persona

Etiketa: AstirKryesore1RENEA

Lajme të lidhura

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…
Breaking Views

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

17:52 - 16/03/26
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”
Breaking Views

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

17:06 - 16/03/26
PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar
Breaking Views

PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

16:51 - 16/03/26
Para
“Bota është në rrezik”, Trump del vullnetar që të negociojë me Putin

“Zhvillime dramatike”, Moska reagon pasi Trump kërkoi marrjen e Greolandës

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh
Breaking Views

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

18:53 - 16/03/26

Ka nisur Foltorja, përpara Kryeministrisë. Edhe këtë të hënë kreu i PD Sali Berisha, ka mbajtur protestën e radhës, ku...

Lexo më shumë
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

18:15 - 16/03/26
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

17:52 - 16/03/26
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

17:06 - 16/03/26
PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

16:51 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com