GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vakanca në SPAK, ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron 26 prokurorë të rinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur 3 vende vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Nw njoftimin zyrtar thuhet se prokurorët që plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar për në SPAK kanë dy javë kohë pasi aplikimet duhet të bëhen brenda datës 16 Tetor.

Njoftimi i plotë i KLP:

Në bazë të neneve 148/dh dhe 149/a të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit Nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” i ndryshuar, nenit 47 pika 1 germa “b”, 48 pikat 1, 2 dhe 3 të ligjit Nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” i ndryshuar, ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë“ i ndryshuar, Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” miratuar me vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nr.303, datë 19.09.2023, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall fillimin e procedurave për plotësimin e 3 (tre) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në vijim Prokuroria e Posaçme).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën thirrje që të kandidojnë të gjithë prokurorët që në momentin e kandidimit plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet;
  2. Nuk kanë masa disiplinore në fuqi;
  3. Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;
  4. Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;

Në bazë të nenit 6/1/a të Ligjit Nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, pas dorëzimit të aplikimeve, kandidatët

do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulla të detajuara për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme. Rregullorja është botuar në fletoren zyrtare Nr.140/2023 dhe gjendet e publikuar edhe në faqen zyrtare të Këshillit

Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Një letër motivimi (jo më shumë se 3 faqe A4) ku tregojnë arritjet e tyre më të spikatura në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe arsyet e kandidimit;
  2. Një CV të përditësuar;
  3. Formularët e parashikuar në shtojcat B1 dhe B3 të ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të plotësuar rregullisht;
  4. Çdo dokumentacion tjetër që kandidati vlerëson të nevojshëm për këtë kandidim.
  5. Kopje të Vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit të Apelimit nëse kandidati për prokuror në Prokurorinë e Posaçme ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit;

Aplikimet do të dorëzohen në formë elektronike në adresën: [email protected] (në këtë rast të gjitha dokumentet e sipërpërmendura duhet të jenë të skanuara në formatin pdf) ose në formë

fizike në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, godina “Poli i Drejtësisë”, Ish Fusha e Aviacionit, Tiranë, brenda datës 16.10.2023, ora 24:00

Etiketa: KLPSpakvakanca

Lajme të lidhura

5 mijë euro një diplomë! Zbulohet laboratori që falsifikonte dokumente në Durrës; në pranga babë e bir
Aktualitet

5 mijë euro një diplomë! Zbulohet laboratori që falsifikonte dokumente në Durrës; në pranga babë e bir

12:13 - 19/06/26
Televizioni zviceran: Rama gjithnjë e më autokrat! Atje i kërkojnë dorëheqjen, këtu te ne bën ekspozita
Aktualitet

Televizioni zviceran: Rama gjithnjë e më autokrat! Atje i kërkojnë dorëheqjen, këtu te ne bën ekspozita

12:07 - 19/06/26
GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar!
Aktualitet

“Tre vite zvarritje”, Maliqi ‘shpërthen’ para KQZ-së: Kryebashkiaku Hajdari po mbrohet nga politika

11:37 - 19/06/26
Para
585 kg kokainë në Selanik, arrestohet çifti shqiptar dhe dy nipat

585 kg kokainë në Selanik, arrestohet çifti shqiptar dhe dy nipat

Discussion about this post

TË FUNDIT

5 mijë euro një diplomë! Zbulohet laboratori që falsifikonte dokumente në Durrës; në pranga babë e bir
Aktualitet

5 mijë euro një diplomë! Zbulohet laboratori që falsifikonte dokumente në Durrës; në pranga babë e bir

12:13 - 19/06/26

Një laborator i përshtatur për falsifikimin e diplomave dhe dokumenteve të ndryshme është zbuluar nga Policia në fshatin Rrushkull të...

Lexo më shumë
Televizioni zviceran: Rama gjithnjë e më autokrat! Atje i kërkojnë dorëheqjen, këtu te ne bën ekspozita

Televizioni zviceran: Rama gjithnjë e më autokrat! Atje i kërkojnë dorëheqjen, këtu te ne bën ekspozita

12:07 - 19/06/26
GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar!

“Tre vite zvarritje”, Maliqi ‘shpërthen’ para KQZ-së: Kryebashkiaku Hajdari po mbrohet nga politika

11:37 - 19/06/26
Zbulohen granata dhe armë automatike në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë

Zbulohen granata dhe armë automatike në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë

11:29 - 19/06/26
Arratiset shqiptari nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje

Arratiset shqiptari nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje

11:23 - 19/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet giriş