GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”- thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave.

Etiketa: fmijetLos AnxhelosVaksinimi

Lajme të lidhura

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës
Botë

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

15:14 - 20/11/26
Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë
Botë

Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë

09:15 - 20/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Para
Doza e tretë, Britania e Madhe do vaksinojë 32 milionë njerëz para dimrit

“Ata që refuzojnë vaksinimin do të pushohen nga puna”, e hëna afati i fundit për punonjësit shëndetësorë

TË FUNDIT

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala

16:33 - 20/11/26

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë të cilën...

Lexo më shumë
35-vjeçari shqiptar dërgohet në gjendje të rëndë në spital, konsumoi ëmbëlsirën me grerëzën brenda

35-vjeçari shqiptar dërgohet në gjendje të rëndë në spital, konsumoi ëmbëlsirën me grerëzën brenda

16:07 - 20/11/26
Grabitje me thikë dhe trafik narkotikësh, tre të arrestuar në Durrës

Grabitje me thikë dhe trafik narkotikësh, tre të arrestuar në Durrës

15:51 - 20/11/26
Kushte moderne, FSHF miraton bashkëpunimin për ndërtimin e dy fushave të reja futbolli në Shkodër

Kushte moderne, FSHF miraton bashkëpunimin për ndërtimin e dy fushave të reja futbolli në Shkodër

15:30 - 20/11/26
“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

15:14 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com