GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vaksinimi/ Kosova siguron mbi 195 mijë doza deri në gusht

18:13 - 03/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksinimi/ Kosova siguron mbi 195 mijë doza deri në gusht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova është një ndër vendet që ka siguruar një numër të vogël vaksinash me vetëm 24 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca.  Ndërkohë tashmë pritet që në Kosovë deri në gusht të pritet që të mbërrijnë 195 mijë e 287 vaksina Anti-COVID.

Ministria bën me dije se të martën pritet që pesë mijë vaksina të mbërrijnë nga Bashkimi Evropian, i cili deri në fund të muajit gusht do ta furnizojë Kosovën me gjithsej 94 mijë e 667 doza të vaksinës.

Ndërsa, COVAX ka premtuar që deri në fund të këtij muaji ta furnizoj Kosovën edhe me 100 mijë e 620 vaksina.  Nga BE kanë deklaruar se furnizimi i vendit me vaksina do të vazhdoj edhe më tej.

Zëdhënës në BE kanë thënë për Express se duke filluar nga kjo javë deri në gusht, Kosova do të furnizohet me 94 mijë e 667 doza të vaksinave.

Ata kanë deklaruar se këto doza do të plotësojnë dërgesat e para nga COVAX.

“Komisioneri do të jetë në Kosovë të mërkurën për të diskutuar me autoritetet përgjigjen ndaj pandemisë dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst. Do të ketë këste javore si për shtetet anëtare, duke filluar nga kjo javë deri në gusht. Nga gjithsej 651,000, Kosova do të marrë 94,667 për të ndihmuar vaksinimin e punonjësve mjekësorë të vijës së parë dhe grupeve të tjera të prekshme. Këto doza do të plotësojnë dërgesat e para nga COVAX, ku BE dhe shtetet anëtare janë një kontribuues kryesor me pothuajse 2.5 miliardë euro”, ka konfirmuar zëdhënësi.

Nga BE kanë thënë tutje se do të vazhdojnë diskutimet me shtetet anëtare dhe prodhuesit për të ndarë më shumë doza të vaksinave.

“Siç e dini mekanizmi i ndarjes së vaksinave të BE-së që po ngrihet do t’i kushtojë vëmendje Ballkanit Perëndimor, fqinjësisë dhe Afrikës dhe më gjerë. Pra, ky njoftim i parë i vaksinave të financuara nga BE i siguruar në bazë të marrëveshjeve të përparuara të blerjes duhet të shihet si fillimi i ndarjes së vaksinave të BE’së me Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë diskutimet me shtetet anëtare dhe prodhuesit për të ndarë më shumë sasi pasi ato të bëhen të disponueshme”, kanë thënë zëdhënës të BE-së. 

Etiketa: Covid19Kosove

Lajme të lidhura

“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin
Aktualitet

Tabaku: Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj

14:55 - 03/03/26
Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin
Aktualitet

Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin

14:30 - 03/03/26
Shtrenjtohet nafta dhe benzina, ja çmimet
Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Konfindustria: Të merren masa për frenimin e shtrenjtimit të karburanteve në Shqipëri

12:21 - 03/03/26
Para
Edi Paloka: Isha kundër djegies së mandateve

Edi Paloka: Isha kundër djegies së mandateve

TË FUNDIT

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi
Breaking Views

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26

Jasir Asani ka lënë pas Iranin dhe luftën atje duke u larguar nga vendi i cili është përfshirë në konflikt...

Lexo më shumë
Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

23:21 - 03/03/26
Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

22:01 - 03/03/26
“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

20:39 - 03/03/26
Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

20:27 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com