GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vance: Nuk i kthehemi luftës, vetëm nëse është e domosdoshme

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka thënë se bisedimet teknike të së mërkurës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit në Katar për Ngushticën e Hormuzit kanë ecur mirë. Ai ka thënë se Washingtoni nuk do t’i kthehet luftës, përpos në rast të domosdoshmërisë.

Bisedimet po zhvillohen mbi një dakordim prej 14 pikësh të nënshkruar muajin e shkuar, që parashihte ndaljen e luftës së nisur në shkurt dhe hapjen e ngushticës, duke caktuar 60-ditëshin si periudhë për të negociuar për marrëveshjen finale të paqes.

Gjithsesi, të dyja shtetet janë përplasur publikisht mbi marrëveshjen e përkohshme duke kryer sulme ushtarake ndaj njëra-tjetrës javën e shkuar e duke komplikuar negociatat.

Vance nuk ka mundur të garantojë që Washingtoni nuk do t’u kthehet luftimeve para afatit të muajit të ardhshëm, por ka bërë të ditur se urdhri nga presidenti Donald Trump është për të arritur marrëveshje.

“Nuk mund të zotohem për asgjë, sepse padyshim që varet nga ajo që do të bëjnë iranianët në fund të fundit”, ka thënë ai për gazetarët nga Virginia. “Ajo për të cilën mund të zotohem është që presidenti nuk do ta çojë ushtrinë përsëri përveç nëse është i detyruar, përveç nëse ka qëllim të qartë për këtë”.

Në Doha, bisedimet teknike u fokusuan në çështjen e kalimit të anijeve në ngushticë dhe më pas planifikoheshin për kapacitetet bërthamore.

“Është ende shumë herët, por bisedimet po ecin mirë”, ka thënë ai.

Irani është i vendosur që të ketë të drejtën e kontrollit mbi ngushticën e rëndësishme që shfrytëzohet për tranzit të 20 për qind të naftës në nivel bote. Ky shtet, sipas burimeve iraniane, synon të vendosë tarifa që hyjnë ose dalin nga Gjiri.

Në ngushticë, trafiku po zhvillohet pjesërisht.

Trumpi, i cili ka thënë se heqja e uraniumit të pasuruar nga Irani është çështje kryesore, u ka thënë gazetarëve të mërkurën se “denuklearizimi i Iranit po ecën mirë”, pa dhënë detaje.

“Ata kanë bërë rrugë të gjatë. Ne i goditëm shumë fort javën e kaluar. Mendoj se janë mirë”, u përgjigj Trumpi i pyetur nëse mund të ketë kthim në luftë të plotë me Iranin.

Bisedimet që u zhvilluan të mërkurën ishin vazhdimësi e të martës. Bisedimet indirekte po ndërmjetësohen nga Katari dhe Pakistani.

Në bisedime ka seanca midis kryenegociatorëve dhe specialistëve. Emisari amerikan, Steve Witkoff e dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, janë takuar me kryeministrin e Katarit për të nisur bisedimet, por nuk pritej të jenë pjesë e diskutimeve. Ndërkaq nga Irani takimet u udhëhoqën prej zëvendësministrit të Jashtëm, Kazem Gharibabadi dhe një delegacioni qeveritar.

Irani është shprehur publikisht se prioritet i tij mbetet menaxhimi i ngushticës dhe lirimi i aseteve të ngrira iraniane, në vlerë prej 6 miliardë dollarësh. Zyrtarët iranianë kanë thënë se bisedimet do t’i kenë këto dy çështje kyçe.

Ndërkaq nga pala amerikane qëllimi është sigurimi që në ngushticë do të ketë rrjedhë të trafikut.

Etiketa: Luftevance

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë
Botë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26
Para
Ronaldo-Modriç akti i fundit i një rivaliteti legjendar, dy ikonat përballen për një biletë kualifikuese më tej

Ronaldo-Modriç akti i fundit i një rivaliteti legjendar, dy ikonat përballen për një biletë kualifikuese më tej

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com