GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vangjeli: Ja pasqyra e zezë e shkeljeve të qeverisë gjatë vitit 2023!

11:49 - 06/01/24
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vangjeli: Ja pasqyra e zezë e shkeljeve të qeverisë gjatë vitit 2023!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në selinë blu, Genta Vangjeli, në një konferencë për shtyp, listoi të gjitha shkeljet e qeverisë gjatë vitit 2013.

“Kjo është një pasqyrë e ekonomisë së zezë dhe të kontrolluar, rënë në duart e 2-3 qeveritarëve të cilët vendosin kombin në shërbim të vetes në bashkëpunim me një grusht oligarkësh, pa hapësirë për shqiptarët e thjeshtë që paguajnë taksa,” tha Vangjeli.

Deklarata:

Në emër të Departamentit të Antikorrupsionit të Partisë Demokratike po paraqes këtë pasqyrë të disa prej shkeljeve të qeverisë përgjatë vitit 2023, me të cilat jemi marrë intensivisht.

Së pari, Prokurimet publike:

Gjatë gjithë vitit 2023 u shpallën fitues të përsëritur, për prokurime të ndryshme, klientë apo familjarë të qeveritarëve të cilët i kemi denoncuar rast pas rasti.

– U përzgjodhën fituese ofertat më të larta duke shpenzuar miliona lekë më tepër se ofertat me çmimin më të ulët.

– U skualifikuan operatorë të tjerë pjesëmarrës me qëllim shpalljen e fituesve të paracaktuar dhe lidhjen e kontratave klienteliste në kundërshtim me dispozitat ligjore.

– Vlerësimi i ofertave nuk ka rritur efiçiencën dhe efikasitetin e procedurave. Autoritetet kontraktore nuk arrijnë të sigurojnë mirëpërdorim të fondeve publike dhe ulje të shpenzimeve, nuk nxitin pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë, dhe as konkurrencën ndërmjet tyre duke krijuar kushte për përdorim pa efikasitet të fondeve publike.

-Rindërtimi:

Nga data 4 janar 2023 deri 27 dhjetor 2023 janë njoftuar 126 procedura të kufizuara lidhur me procesin e rindërtimit, të cilat përfshijnë projektime, ndërtime, mbikëqyrje dhe kolaudime të veprave të ndërtimit, të zhvilluara nga bashkitë Mirditë, Kurbin, Krujë, Tiranë, Shijak, Kavajë si dhe FSHZH e DPPSH.

Tërmeti, kjo fatkeqësi natyrore, ka ndodhur në vitin 2019 dhe ende pas 4 vitesh zhvillohen procedura të kufizuara në kuadër të procesit të rindërtimit për projektime, ndërtime etj, duke bërë që të humbasë “faktori kohë”, i cili është baza për përdorimin e kësaj procedure të kufizuar, përshpejtuar me shumë facilitete dhe jo shumë transparente që përdoret për lidhjen e kontratave të cilat diktohen nga interesa thelbësore të shtetit.

Koncesionet:

Janë 225 kontrata koncesionare me vlerë 23.6 miliardë euro ose 30.6% e prodhimit të brendshëm bruto. Në listën e projekteve koncesionare dhe PPP për vitin 2024, publikuar nga MF, parashikohet vijimi i pagesave për koncesionarët e vendosur nën sekuestro preventive, sirasti i kontratës me objekt “Ndërtimin e landfillit/inceneratorit dhe rehabilitimin e vend depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, vlera 178.3 milion euro, ndërkohë që inceneratori nuk ekziston.

Inkurajojmë organet e zbatimit të ligjit në vend të mos ndalin hetimet duke gjetur fajtorë e dënuar nëpunës zyrtarë të cilët nuk kanë asnjë peshë as akses në vendimmarrje, por të hetohen shkelësit e vërtetë, qeveritarët e korruptuar pa firmat e të cilëve nuk bëhet asgjë, dhe jo sulm mbi bizneset.

Investimet strategjike:

55 të miratuara gjithsej me përfitues të statusit investitor strategjik, ndër ta emra të krimit dhe familjarë të ministrave.

Taksat & Tatimet:

Prej 1 janarit 2024, hyri në fuqi tatimi progresiv në fashën e 15% deri në 23% për bizneset e profesioneve të lira duke sjellë si pasojë rrezikun e informalitetit, dhe duke mos krijuar një sistem të drejtë e të barabartë për tatimpaguesit, pavarësisht statusit të tyre të regjistrimit.

Shërbimi i borxhit:

Ndërsa në vitin 2014 ishte 17.3 miliardë lek , në vitin 2023 deri më 19 dhjetor u rrit në 23.3 miliardë lek.

Prodhimi vendas:

U raportuan 71 raste të parregullsive dhe mashtrimeve të dyshuara në programet IPA dhe IPARD. Fondet e vëna në dispozicion nga BE për fermerët u vodhën nga qeveria Rama. Fermerët luftojnë për mbijetesë sepse tregu zotërohet nga prodhime importi.

Prona private:

Shqiptarët ndodhen në kushtet e pasigurisë së plotë juridike edhe kur rezultojnë pronarë legjitim të pronës. Dokumenti i dëshmisë së pronësisë nuk mbron më pronën tënde, ajo mund të vidhet apo sekuestrohet nga vetë shteti, të cilit ti i paguan edhe taksat për pronën tënde.

Pensionistët:

Sikur të mos ndihmoheshin prej familjarëve nuk kanë asnjë shpresë tjetër për siguruar të ardhurat minimaliste për shpenzimet e ilaҫeve, dritave, ujit dhe ushqimin modest. Pas gjithë jetës së tyre përkthyer në vite pune, sipas qeverisë që na drejton, ata nuk meritojnë as 200 dollarë pension mujor.

Ҫmimet e ushqimeve bazë:

Janë rritur duke krijuar diferencë të madhe me rajonin dhe disproporcinalitet të theksuar me të ardhurat e qytetarëve

Ekonomia shqiptare

-Informale (dëshmuar nga kursi i këmbimit të valutës).

-Është zhdukur shtresa e mesme dhe paratë janë përqendruar në një grusht njerëzish të lidhur me politikën dhe politikanët duke kthyer politikanët në biznesmenë.

-Familjet shqiptare janë dënuar për t`u ndarë për shkak zgjedhjes së mbijetesës duke qëndruar në Shqipëri apo të jetesës dinjitoze në një vend tjetër.

Kjo është një pasqyrë e ekonomisë së zezë dhe të kontrolluar, rënë në duart e 2-3 qeveritarëve të cilët vendosin kombin në shërbim të vetes në bashkëpunim me një grusht oligarkësh, pa hapësirë për shqiptarët e thjeshtë që paguajnë taksa.

Sipas shprehjes popullore “ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron”, kjo sjellje do të përsëritet edhe në vitin 2024.

Etiketa: qeverishkelje

Lajme të lidhura

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit
Breaking Views

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti
Breaking Views

“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti

17:29 - 21/12/25
Ervin Salianji: PS bllokoi thirrjen e Ermal Beqirit, që kërkova në Komisioni Hetimor për TIMS-in
Breaking Views

Ervin Salianji: PS bllokoi thirrjen e Ermal Beqirit, që kërkova në Komisioni Hetimor për TIMS-in

15:00 - 21/12/25
Para
Dafina i jep fund lidhjes me biznesmenin? Bën gjestin e papritur

Dafina i jep fund lidhjes me biznesmenin? Bën gjestin e papritur

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com