GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Varianti Delta, simptomat që shfaqen te fëmijët

12:43 - 25/08/21
në Ekonomi & Sociale, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 4 min
A A
Varianti Delta, simptomat që shfaqen te fëmijët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Javëve të fundit, Kosova po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, teksa varianti Delta – që është variant më ngjitës – është bërë variant dominues i koronavirusit. Në baza ditore, Ministria e Shëndetësisë raporton se ky variant po prekë edhe fëmijët dhe adoleshentët.

Vetëm më 24 gusht, 45 persona të grupmoshës 0-9 vjeç u infektuan me koronavirus si dhe 200 të tjerë të grupmoshës 10-19 vjeç. Për shkak të infektimit me COVID-19, më 24 gusht, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar raportoi se në Klinikën e Pediatrisë po trajtohen nëntë pacientë.

Nga varianti fillestar i koronavirusit, por edhe variantet pasuese, fëmijët duket se ishin “imunë” ndaj COVID-19, në kuptimin që, pavarësisht se infektoheshin, ata në të shumtën e rasteve manifestonin simptoma të buta ose ishin asimtomaptik.

Por, varianti Delta duket se ka ndryshuar situatën.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC), përderisa një person i infektuar me variantin fillestar të koronavirusit infektonte dy persona, me variantin Delta, një person i infektuar e transmeton virusin te pesë e më shumë persona.

Personat e pavaksinuar janë kryesisht ata që po infektohen me variantin Delta. Dhe në shumë vende të botës, autoritetet kanë autorizuar që personat mbi 12 vjeç të vaksinohen kundër koronavirusit.

Në Kosovë, personat mbi 16 vjeç mund të imunizohen, ndërkaq vaksinimi për fëmijët e grupmoshës 12-15 bëhet “me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë më 16 gusht.

Simptomat e Deltës te fëmijët

Yale Medicine ka raportuar se kollitja dhe humbja e shijes janë simptoma më të rralla te njerëzit e infektuar me variantin Delta, derisa kokëdhimbja, dhimbja e fytit, rrjedhje nga hunda dhe temperatura janë simptomat kryesore të këtij varianti.

Por, te fëmijët, duket se simptomat janë më të ndryshme.

“Simptomat kryesore te fëmijët dhe adoleshentët duket se janë temperatura dhe kollitja, ndërkaq simptomat nazale, ato gastrointestinale dhe skuqjet ndodhin më rrallë”, thotë Dr. Michael Gross, shef mjekësor në spitalin Huntington, ka shkruar Healthline.

Pediatrja dhe ekspertja e sëmundjeve ngjitëse në Klinikën Mayo, Nipunie Rajapakse thotë se niveli i të infektuarve me variantin Delta te fëmijët dhe të rinjtë është i lartë.

“Gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për të mbrojtur fëmijët që janë nën moshën 12-vjeçare, e që ende nuk mund të vaksinohen, është që të sigurohemi që sa më shumë njerëz që janë përreth tyre dhe që ndërveprojnë me ta, të jenë të vaksinuar. Çdokush mbi moshën 12-vjeçare duhet të vaksinohet për të mbrojtur veten, por edhe të tjerët, përfshirë edhe fëmijët nën 12 vjeç”, tha ajo për ueb-faqen e Klinikës Mayo.

Në Shtetet e Bashkuara, Akademia amerikane e Pediatërve, ka rekomanduar që të gjithë fëmijët mbi dy vjet të mbajnë maska, kur të kthehen në shkolla.

Por, dr. Jennifer Lighter, specialiste për sëmundje ngjitëse te fëmijët në Langone Health, tha se varianti Delta, pavarësisht se është më ngjitës “nuk duhet se është më i rrezikshëm për fëmijët sesa variantet tjera”.

Vaksinat për fëmijët
Në Shtetet e Bashkuara personat mbi 12 vjeç janë të lejuar që të marrin vaksinat kundër koronavirusit të Pfizer/BioNTech dhe Modernas.

Këto dy kompani farmaceutike veçse kanë nisur studimet e tyre për fëmijët nën 12 vjeç.

Në studimin e Pfizer/BioNTech janë përfshirë mbi 4.600 fëmijë nga 11 vjeç deri në gjashtë muaj, kanë thënë për CNN nga kompania Pfizer.

Ndërkaq, në studimin e kompanisë Moderna janë përfshirë rreth 6.700 fëmijë.

Por, përderisa të dalin rezultatet e këtyre studimeve për të parë nëse edhe fëmijët nën 12 vjet mund të imunizohen, arma më e mirë për t’u mbrojtur nga Delta, sipas ekspertëve, është kujdesi. /REL/

Lajme të lidhura

Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat
Aktualitet

Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH

11:29 - 28/04/26
Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale
Aktualitet

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale

08:33 - 28/04/26
Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve
Aktualitet

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve

14:35 - 27/04/26
Para
Rama kritika Klosit/ A do jetë Klosi pjesë e qeverisë në mandatin e tretë?

Rama kritika Klosit/ A do jetë Klosi pjesë e qeverisë në mandatin e tretë?

TË FUNDIT

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut
Kosovë & Rajon

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

14:25 - 28/04/26

Klima e tensionuar politike në Maqedoninë e Veriut duket se po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në arenën sportive. Një incident...

Lexo më shumë
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26
Sfidon Joshuan në ring, Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

Sfidon Joshuan në ring, Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

13:25 - 28/04/26
“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur

Përplasjet Rama-Spiropali/ Berisha: Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit

13:15 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com