GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: Kuvendi nuk punon se Rama dhe deputetët harbojnë në Gjermani

11:30 - 20/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vasili: Rama si pastrues i bishtave të cigares, që hyn në dhomë pasi bisedat kanë përfunduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar për mbylljen e Parlamentit, rast i paprecedentë, nga ana e mazhoranës rilindase për shkak të vajtjes se deputetëve dhe ministrave të qeverisë në Gjermani për të parë Kampionatin Europian të Futbollit, ‘Euro2024’.

Vasili thotë se ky është një vendim i njëanshëm i rilindjes dhe se opozita e vendit ka qenë kategorike kundër mbylljes së punimeve të Kuvendit.

‘Qejfi është përpara çdo gjëje për rilindasit, ndërsa vendi përballet me probleme shumë të mëdha.’, – shkruan Vasili.

Postimi:

E pabesueshme, por e vërtetë!!

Kuvendi i Shqipërisë është i bllokuar dhe jashtë funksionit e detyrimit të tij kushtetues, sepse Rama, qeveria dhe deputetët po harbojnë në Gjermani.

Me vendime që rilindja i merr vetëm vetë dhe Lindita Nikolla i pranon, ndërkohe që opozita ka qenë kategorikisht kundër, pra thënë thjesht fare nuk zhvillohet seanca plenare vetëm për të përmbushur qejfet e rilindasve.

Ndërkohë edhe një javë më parë sërish me një vendim vetëm të rilindjes seanca e të enjtes nuk u zhvillua por u zhvendos të mërkurën.

Ndërkohë që asnjë Parlament Europian nuk bllokohet, por vazhdon punën që Kushtetuta e detyron në Shqipëri Parlamenti trajtohet si veprimtari dytësore dhe e parëndësishme.

Qejfi është përpara çdo gjëje për rilindasit, ndërsa vendi përballet me probleme shumë të medha.

Kapja, zhvlerësimi dhe bastardimi i Parlamentit nga Rama, ka qenë objektiv i paracaktuar i rilindasve.

Rillindasit e thërresin edhe jashtë radhe Parlamentin kur ju duhet të votojnë aferat korruptive të tyre, por nuk e mbledhin fare kur duhet të shfryjnë qejfet e tyre.

Ky është Parlamenti bosh dhe i shpërfytyruar i Ramës dhe Nikollës.

Etiketa: KuvendiRamaVasili

Lajme të lidhura

Noka: Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias
Aktualitet

U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën

14:09 - 08/04/26
Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim
Aktualitet

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

13:20 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist
Aktualitet

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

13:14 - 08/04/26
Para
“Korrupsion në zgjedhje”, Edison Memolla seancë paraprake në GJKKO

Memolla pas daljes nga GJKKO: I gatshëm të përballem me drejtësinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Noka: Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias
Aktualitet

U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën

14:09 - 08/04/26

Gjykata e Posaçme ka dhënë pafajësi për deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka, i kallëzuar për shpifje dhe fyerje nga...

Lexo më shumë
Shtrenjtohet nafta dhe benzina, ja çmimet

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

14:04 - 08/04/26
Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s

13:30 - 08/04/26
Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

13:20 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

13:14 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com