GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: Rama, ky renegat i Vuçiç po kthen planin e ndarjes së Kosovës

10:00 - 14/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vasili: Rama, ky renegat i Vuçiç po kthen planin e ndarjes së Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se kryeministri Edi Rama po i shërben planit të ndarjes së Kosovës.

Komentet Vasili i bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha se Rama është kthyer në renegat të Vuçiçit që zbaton me regji planet e tij.

Ai shtoi se anulimi i mbledhjes së dy qeverive dhe klithmat për sanksione janë pjesë e të njëjtit skenar.

Postimi

Rama i shërben planit të vjetër të ndarjes së Kosovës, duke përdorur trukun e ri të Asociacionit!

Projekti i ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të teritoreve është lobuar shumë fort nga Serbia si objektiv i pandryshuar i saj dhe është mbështetur me te gjitha fuqitë nga Edi Rama.

Ky projekt që u diskreditua dhe u bllokua pjesërisht tre vjet me parë nuk është ndaluar, por thjesht është ridimensionuar, ka ndryshuar strategji dhe instrumentet e tij.

Hapi i parë për të shkuar drejt tij ishte Ballkani i Hapur, hap kaq i diskredituar haptas anti Kosove ku roli i Edi Ramës ishte thellësisht negativ dhe proserb.

Hapi i dytë është aktualisht Asociacioni i cili është një tjetër mënyrë për të shkuar tek projekti bazë i Beogradit për ndarjen dhe shkëmbimin e teritoreve në Kosovë.

Kujtoni se çfarë thoshte me shumë qartësi Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit te Helsinkit  të Serbise që dy vjet më pare dhe pikerisht në nëntor 2021.

Sonja Biserko: “Sigurisht, sepse gjithçka varet nga mënyra se si Beogradi e interpreton një Asociacion të tillë. Tendenca është një status si Republika Srpska, që do të thotë një shtet tjetër jofunksional në fqinjësi. Është një metodologji shumë e ngjashme me atë ruse, e cila destabilizon “fqinjin i ngushtë” përmes pakicave ruse në ato vende”.

Pra formimi i një Republika Srbska ne Kosove dhe realisht dezintegrimi e relativizimi i Kosoves është plani i pandryshuar i Vuçiçit.

Po ashtu Sonja Biserko vazhdon lidhur me incidentet qe ndodhen ne Veri te Kosoves dy vjet me pare.

❗️Sonja Biserko: “Incidentet në veri janë provokim dhe dëshirë për ta bërë Prishtinën përgjegjëse. Veriu kontrollohet nga serbët, ose më saktë nga krimi i organizuar.

Sonja Biserko: “Gjithçka tregon se barrikadat janë organizuar nga Beogradi. Fatkeqësisht, serbët në Kosovë janë nën kontrollin e rreptë të Beogradit dhe ata nuk janë në gjendje të përcaktojnë interesat e tyre. Ata janë të instrumentalizuar për interesat e Beogradit që nuk përkojnë me interesat e tyre”.

‼️Sot pas dy vitesh ripërsëritet saktësisht i njejti skenar dhune në funksion të të njëjtit plan të vjeter për ndarjen dhe shkëmbimit të teritoreve të Kosovës.

Vuçiç ka një strategji të qartë të moszbatimit dhe bllokimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura, por të pafirmosura prej tij, për të fituar kohe.

Fajësimi i Kosovës është nje manovër shumë e trashë ne funksion të planit të vjetër të ndarjes së Kosovës.

Te jesh kundra Kosovës sot do te thote te jesh me bandat kriminale të telekomanduara nga Beogradi.

Se kush është fajtori, provokatori, dhunuesi edhe i KFOR-it, ka vetem nje emer, qe është Aleksandar Vuçiç.

❗️Rama thjesht po shërben si nje renegat, që perdoret me regji në funksion të planeve të ndarjes ku ka qene pjese aktive prej vitesh dhe kjo është konfirmuar edhe nga Karl Bild,Sonja Biserko, Vuk Jeremiç.

Në gusht 2018, ish-Kryeministri i Suedisë Carl Bildt kishte shkruar për Ëashingon Post se Kryeministri Rama i kishte thënë se ishte dakord me idenë e Vuçiçit.

Sonja Birseko, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, ka thënë në tetor 2018 se Vuçiç dhe Rama ishin marrë vesh në Nish për planin e ndarjes së Kosovës.

Ish-Ministri serb Vuk Jeremiç kishte denoncuar treshen Vuçiç-Rama-Thaçi për këtë plan dhe për lobimin për të.

‼️Ndaj veprimet e Rames, përfshi anullimin e mbledhjes se dy Qeverive Shqiperi Kosove të dates 14 qershor si dhe klithmat e tij për sanksione kundër Kosovës,  janë vazhdim i te njëjtit skenar të vjetër të ndarjes dhe shkëmbimit të teritoreve të Kosoves, por me forma te tjera.

 

Etiketa: Kryesore1RamaVasiliVucic

Lajme të lidhura

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Para
SPAK sekuestroi bazën në Sarandë/ Meçollari: Përse Begaj nuk mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare?

SPAK sekuestroi bazën në Sarandë/ Meçollari: Përse Begaj nuk mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet
Breaking Views

Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

18:06 - 22/02/26

Liverpool mori një fitore dramatike dhe të rëndësishme pasditen e kësaj të diele në transfertë teksa mposhti Nottingham Forest me...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26
Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

17:34 - 22/02/26
Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

17:22 - 22/02/26
I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com