GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vazhdojnë krimet mjedisore, ndërhyn në shtratin e Lumit Mat, procedohet adminitratori i firmës dhe punëtorët e tij

10:44 - 16/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vazhdojnë krimet mjedisore, ndërhyn në shtratin e Lumit Mat, procedohet adminitratori i firmës dhe punëtorët e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sherbimet e Policisë në DVP Lezhë dhe të Komisariateve në varësi kanë ushtruar kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Gjatë kontrolleve të imtësishme përgjatë shtratit të lumit Mat është evidentuar një subjekt që gërryente shtratin e lumit në mënyrë të paligjshme.

Policia ka proceduar penalisht administratorin e subjektit, punëtori, që gërryente me ekskavator dhe drejtuesin e kamionit që transportonte inertet.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë ushtruar kontrolle përgjatë shtratit të lumit Mat, bazuar edhe në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit, duke marrë zhavorr e inerte në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit u kap në flagrancë dhe u procedua penalisht shtetasi F. F., 35 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë, përfaqësuesi i subjektit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shpërdorim i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit u kap dhe u procedua penalisht edhe shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Gurëz, Kurbin, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr në shtratin e lumit Mat.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasi Gj. M., 51 vjeç, banues në Mamurras, drejtuesi i mjetit kamion që shërbente për transportin e inerteve pa faturë tatimore, i cili u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shpërdorim i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.

Strukturat vendore të Policisë Lezhë janë të angazhuara maksimalisht për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Kontrollet do të vijojnë për evidentimin dhe penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme në pyje dhe kullota.

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Pas Lezhës, policia aksion në Korçë, arrestohen dy persona të akuzuar për falsifikim dhe transport të paligjshëm të emigrantëve

Pas Lezhës, policia aksion në Korçë, arrestohen dy persona të akuzuar për falsifikim dhe transport të paligjshëm të emigrantëve

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com