GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vazhdojnë mes kaosit evakuimet e amerikanëve dhe afganëve nga Kabuli

17:22 - 20/08/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vazhdojnë mes kaosit evakuimet e amerikanëve dhe afganëve nga Kabuli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të enjten afganët shënuan një Ditë të zymtë të Pavarësisë. Turma njerëzish u mblodhën sërish rreth aeroportit të Kabulit, në kërkim të vendeve të lira në fluturimet e evakuimit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa talebanët marrin pushtetin. Zyrtarët amerikanë thanë se përpjekjet për evakuim po përshpejtoheshin, por nuk pranuan të thonë nëse këto përpjekje do të vazhdojnë edhe pas 31 gushtit, afati për tërheqjen e ShBA-së.

Dita e Pavarësisë së Afganistanit u shënua me patrulla nga talebanët dhe të shtëna me armë rrugëve të kryeqytetit.

Afganët e dëshpëruar për të shpëtuar nga sundimi i talebanëve, vërshuan në kufirin me Pakistanin dhe rrethuan aeroportin në Kabul, duke pritur për një nga vendet e pakta në fluturimet e evakuimit.

Ushtarët amerikanë shihen duke ndihmuar një grua afgane të kalojë murin e aeroportit, ndërsa më herët përdorën gaz lotësjellës për të mbajtur turmën nën kontroll.

Më shumë se 5 mijë e 200 trupa amerikane ndodhen në aeroportin e Kabulit për të siguruar evakuimin, një proces që Pentagoni tha të enjten se po përshpejtohet.

“Synojmë të shfrytëzojmë në maksimum kapacitetin e secilit aeroplan, duke u dhënë përparësi njerëzve para gjithçkaje tjetër. Fokusi ynë është që evakuimi të bëhet i sigurt dhe me urgjencë”, tha Gjeneral Major William Hank Taylor.

Numri i amerikanëve dhe afganëve të evakuuar deri tani është shumë më i vogël sesa synimi prej 7 mijë në ditë i Presidentit Biden. Presidenti tha se asnjë gabim nuk është bërë gjatë tërheqjes nga Afganistani edhe pasi agjencitë amerikane të zbulimit thanë se vazhdimisht kanë identifikuar rrezikun e rënies së shpejtë të qeverisë afgane. Uashingtoni nuk njeh talebanët si qeveri e re e Afganistanit, një çështje kjo e diskutuar të enjten nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken me homologët e tij të grupit G-7.

“Marrëdhëniet e bashkësisë ndërkombëtare me talebanët do të varen nga veprimet, jo nga fjalët e tyre”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Ndërsa vajzat afgane u kthyen në shkolla në disa pjesë të vendit, ligjvënësit amerikanë paralajmëruan se SHBA nuk do t’i pranojë verbërisht zotimet e talebanëve për t’i trajtuar gratë në mënyrë të drejtë.

“Duhet ta bëjmë këtë subjekt të transparencës së madhe, duke hedhur dritë mbi atë që mund të bëjnë talebanët”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në një sondazh të kryer javën e kaluar, kur talebanët morën kontrollin e vendit, shumica e amerikanëve shprehen skeptikë nëse konflikti 20 vjeçar amerikan në Afganistan ishte i vlefshëm. / VOA

Lajme të lidhura

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake
Aktualitet

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake

17:15 - 12/01/26
Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur
Aktualitet

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

14:25 - 12/01/26
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri
Aktualitet

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Para
Yuri Kim mirëpriti këtë javë Kongresmenin amerikan, vizituan bazën ajrore të Kuçovës

Yuri Kim mirëpriti këtë javë Kongresmenin amerikan, vizituan bazën ajrore të Kuçovës

TË FUNDIT

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)
Breaking Views

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)

23:34 - 12/01/26

Liverpool nuk has aspak vështirësi në FA Cup, teksa fitoi 4-1 ndaj Barnsley. Szoboszlai dhe Frinpong vendosën ndeshjen në “shinat”...

Lexo më shumë
“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

23:09 - 12/01/26
Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

22:51 - 12/01/26
Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

22:03 - 12/01/26
Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

21:51 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com