GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vazhdon protesta te ‘5 Maji’: Veliaj mashtrues, tallet me djersën tonë

19:38 - 03/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vazhdon protesta te ‘5 Maji’: Veliaj mashtrues, tallet me djersën tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e zonës ‘5 Maji’ kanë  vazhduar edhe përgjatë ditës sotme protestën kundër prishjes së shtëpive  nga bashkia. Në një prononcim për mediet ata shprehen se, banesat nuk janë prekur nga tërmeti dhe për këtë arsye sipas tyre nuk kanë pse të shemben. Ata akuzojnë  kryebashkiakun, Erion Veliaj, se në mënyrë të fshehtë u dërgon banorëve paralajmërime se kanë vetëm 5 ditë kohë që të dalin nga shtëpitë. Nga ana tjetër, një banorë tha se ata nuk mund të pranojnë planin e bashkisë, pasi ajo është e hartuar në shkelje dhe me manipulime.

“Kam marrë njoftim për bonus qiraje dhe një kontratë. Aktulisht nuk është takuar asnjeri me ne. Na çojnë fjalë si ushtar  dhe na thonë hajdeni dhe firmosni. Banesat tona nuk janë prek nga tërmet. Veliaj doli sot dhe tha ca përralla. Shikoni atë marrëveshje, njerëzit e Bashkisë po bëjnë paçavure. Marrëveshja nuk është e rregullt. Të tjerëve u ka ardhur afat për 5 ditë që të dalin nga shtëpitë”, shprehet qytetari.

Teksa përplasen me Bashkinë, disa banorë të tjerë  shprehen se kanë dalë në shtëpi me qira, por edhe gjetja e tyre ka qenë e vështirë pasi çmimet e tyre janë shumë të shtrenjta. “Kam dalë me shtëpi me qira, një kalvar i gjatë për të gjet shtëpi me qira. Janë shumë të shtrenjta, janë 300 euro”, u shpreh një banor.

Të revoltuar, ata e quajnë Erion Vliajnë mashtrues, duke thënë se ato çka deklaron ai në konferenca janë propagandë  dhe se po i vjedh djersën e tyre.  “Mua nuk më ka dalë emri për prishje, por dua t’i them mashtruesit fiqve që ne nuk jemi në kasolle. Unë në hipotekë kam 510 metra ndërtim, kam edhe disa të tjera që për fajin tuaj nuk kanë dalë. Mashtruesi i vetëm është Erion Veliaj. Po jurish njerëzve edhe kasollen. Je legen. Shtëpitë i ke prish, kanë qenë shtëpi të ndërtuara me djersë, ti nuk e di se çfarë është djersa se pse ta ka bërë dasmën mami. Ju kemi parë se sa të besueshëm. Njeriu më mashtrues është Erion Veliaj”,thotë një banor.

Banorët e kësaj zone vazhdojnë protestat prej disa ditësh, duke këmbëngulur se nuk ka arsye ligjore pse të prishen banesat e tyre, prandaj dhe ata nuk dorëzohen.

Etiketa: 5 majiErion Veliajproteste

Lajme të lidhura

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Memaliaj (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese, autorët djegin makinën pas ngjarjes

10:16 - 06/04/26
Para
Burg për dy shqiptarët në Angli, arrestohen kur po merrnin armë nga trafikantët

Burg për dy shqiptarët në Angli, arrestohen kur po merrnin armë nga trafikantët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi doli nga SPAK foli për mediat, duke thënë se “aty gjeti Ergys Agasin,...

Lexo më shumë
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Memaliaj (Emri)

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese, autorët djegin makinën pas ngjarjes

10:16 - 06/04/26
‘Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%’, Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

‘Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%’, Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

10:03 - 06/04/26
Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)

09:28 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com