GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 4 rusëve, grupi hetimor mori në pyetje të mbijetuarit me ndihmën e një ukrainase

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e 4 rusëve, grupi hetimor mori në pyetje të mbijetuarit me ndihmën e një ukrainase
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Drejtësisë ka licencuar rreth 1400 përkthyes që kanë për detyrë të asistojnë gjatë shoqërimit, marrjes në pyetje në komisariate dhe në gjykata të shtetasve të huaj. Ndërkohë në rastin e hetimit të vdekjes së mistershme të katër turistëve rusë, grupi i hetimit nuk i ka pyetur me përkthyes katër turistët e tjerë.

Prokuroria është mjaftuar me përkthimin e një shtetase ukrainase me emrin Maria Bucakiskam. Jana Emelina, Aleksander Mikalov, Elena Mikalova dhe Olga Rybalko që u larguan drejt vendit të tyre fill pas vdekjes së mistershme të bashkëkombasve të tyre, rrëfejnë përmes guidës se Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita nuk kishin asnjë problem shëndetësor. “Vazhdimisht i kam pyetur”, thotë 30-vjeçarja nga Ukraina, “nëse kanë ndonjë shqetësim dhe ata thanë se ishin të kënaqur dhe të lumtur” – është shprehur ajo.

Xhudiljana Pole rrëfen se turistët në të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit dhe për të udhëtuar kishin marrë një automjet me qira. Ata rezervuan pishinën dimërore një ditë përpara ngjarjes dhe për këtë administratorja kujton se u ndoq protokolli ku u mat temperatura dhe u kontrolluan aspiratorët.

Ndriçim Halilaga është një punonjës që pastroi pishinën. Ai thotë se hodhi një gotë klor pluhur me 60 ton ujë që mbante pishina.

Policia e ka referuar çështjen për vrasje në rrethana cilësuese sipas nenit 79, dhe ndërkohë që priten ekspertizat e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkaqet se nga çfarë ndërruan jetë katër rusët. Nga ana tjetër, ISHP ka kthyer pas mostrat e dërguara nga grupi i hetimit duke konsideruar gjatë një interviste për Top Channel se ato ishin marrë në formën e gabuar dhe duhet të administroheshin nga specialistët e fushës, duke sjellë në këtë mënyrë vonesë të kthimit të përgjigjes nëse ishte apo jo e lartë përqindja e klorit në ujë, e tillë që mund të sillte helmimin vdekjeprurës të turistëve.

Etiketa: grupi hetimorperkthyesrusetukrainasevdekja

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Ish-ylli i Milanit në mbrojtje të Alegrit: Vlejnë edhe fitoret minimale

Ish-ylli i Milanit në mbrojtje të Alegrit: Vlejnë edhe fitoret minimale

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com